Lidhu me ne

Kryesore

Kurum në falimentim edhe në Turqi?

image-13-701x280

Në 26 shkurt 2016 përfaqësuesi ligjor i Kurum Internacional sh.a. ka depozituar një kërkesë falimentimi për riorganizim pranë Gjykatës së Tiranës. Në ditët e ardhshme gjykata do të caktojë administratorin e ri të kompanisë, në zbatim të ligjit të falimentimit.

Kurumi është kompania e parë industriale post-komunsite në Shqipëri, e cila ka marrë nga shteti një pjesë të rëndësishme të ish kombinatit metalurgjik të Elbasanit dhe e ka vënë atë në funksion për prodhimin e hekurit për ndërtim.

Kurumi eksporton pjesën më të madhe të prodhimit të tij— në vitin 2014 Kurum ka qënë eksportuesi i dytë më i madh në Shqipëri, pas Bankers Petroleum, duke eksportuar rreth 100 milion euro hekur, të barabratë me rreth 5 përqind të eksportit total të vendit.

Në 2012 Kurumi bleu nga shteti 4 hidrocentrale me një fuqi prej 75 MW. Blerja u financua me hua të marrë nga IFC e Bankës Botërore, rreth 70 milion euro, dhe dy banka shqiptare, BKT dhe Raiffeissen, secila me 7 milion euro.

Sipas bilanceve të vitit 2014, detyrimet bankare të Kurumit arrijnë rreth 134 milionë euro, të cilave u shtohen dhe rreth 125 milionë ndaj debitorëve. Në total, detyrimi i Kurumit përbën rreth 260 milionë euro ose 2,6 për qind të prodhimit të përgjithshëm të vendit.

Kurum International sh.a. është në pronësi të Hasmet Kurum, i cili është njëkohësisht edhe pronari i Kurum Holding A.S., që operon në të njëjtin sektor në Turqi ku është një ndër 500 shoqëritë tregtare më të mëdha të vendit.

Hasmet Kurum ka qenë në të kaluarën anëtar i parlamentit turk dhe manaxher i Beshiktashit, një nga skuadrat më të njohura të Turqisë.

Lajmi i vërtetë për sot është se Kurum Holdin A.S.—kompania mëmë turke, ose më sakta motra e Kurumit shqiptar, duke pasur të dyja të njejtin pronar—është e përfshirë në një proçedurë falimentimi në Turqi, por ka kërkuar që dy nga kompanitë përbërëse të grupit të pezullojnë përkohësisht proçesin e falimentimit deri në datën 8 qershor.

Turkja Kurum Holding A.S. ka qenë e pranishme në Shqipëri si pronare e 100 për qind të aksioneve të Kantierit Detar të Durrësit dhe, për rrjedhojë, pronare e një pjese të madhe të Portit të Durrësit. Në fund të dhjetorit 2014, aksionet e Kantierit (Durrrës Kurum Shipping sh.p.k.) iu shitën një shoqërie në Delaware, e njohur si parajsa fiskale amerikane, vetëm për 8,5 milionë euro, e barabartë me vlerën nominale të aksioneve, por shumë më pak se vlera e 100 milionëve që Kurum kishte kërkuar në vitin 2013 për të njejtën gjë. Pronari i kësaj shoqërie amerikane rezulton të jetë një person fizik me nënshtetësi turke.

Ky operacion, i cili nuk ka të bëjë direkt me shqiptaren Kurum International, lë të nënkuptohet strategjinë e Hasmet Kurumit për të marrë një pjesë të aseteve të rëndësishme të kreditoreve të falimentimit në Turqi, dhe si rrjedhojë lë të kuptohet se i gjithë sistemi i falimentimit të Kurumit, si në Turqi ashtu edhe në Shqipëri, është i drejtuar nga të falimentuarit dhe jo nga kreditorët apo nga gjykata.

Dhe në fakt në Shqipëri, falimentimi u kërkua vetëm pasi u lejua sekuestro provizore mbi aksionet e Kurumit në favor të një kompanie Serbe, për një operacion të panjohur tregtar, që duket shumë pak e mundshme, veçanërisht bërë pak javë para kërkesës spontane të falimentimit, dhe vetëm disa muaj pas kërkesës dhe miratimit te financimeve bankare nga sistemi bankar shqiptar. Këto dy operacione duken jashtëzakonisht të dyshimta sot.

Eksperienca e pakët në fushën e tregtisë, si dhe korruptimi i lehtë i sistemit gjyqësor e bëjnë Shqipërinë një vend interesant për të organizuar falimentime të pilotuara, dhe pasojat shkojnë mbi kurrizin e bankave dhe furnitorëve vendas (dy kategori shumë të rënduara nga kriza) dhe si pasojë mbi kurrizin e të gjithë ekonomise vendase.

Falimentimi i Kurum International, një nga industritë e para në vend, është vetëm një nga falimentimet e para e të rëndësishme në këtë periudhë krize dhe paraprin falimentimet e listës SEKRETE të kreditorëve më të mëdhenj që prej vitesh bllokojnë sistemin bankar shqiptar. Mënyra se si do të menaxhohet kjo praktikë nga Gjykata do të na japë një këndvështrim të qartë se çfarë do të ndodhë me ekonominë shqipëtare.EXIT

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Sa orë duhet të flini për të qenë më produktivë, sipas shkencës?

Marrëdhënia midis gjumit dhe produktivitetit ka qenë objekt i shumë studimeve shkencore. Sasia e gjumit që i nevojitet një personi...

Sport1 orë më herët

Mikaela Shiffrin është skiatorja që bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës

Mikaela Shiffrin bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës në ski alpine, duke siguruar fitoren...

Mix1 orë më herët

Rihanna flet për famën: Është e trishtë

Rihanna është e vendosur të mos lejojë që pesha e statusit të saj të famshëm të pushtojë jetën e saj....

Kioske2 orë më herët

Çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike pas 11 Majit?

Shkruar nga Spartak Ngjela Sali Berisha do të japë dorëheqjen nga të gjitha postet në Partinë Demokratike pas humbjes së...

Mix2 orë më herët

Dan Bongino emërohet zëvendësdrejtor i FBI

Presidenti Donald Trump tha në një postim në mediat sociale të dielën se Dan Bongino, një drejtues konservator i një...

Radar2 orë më herët

Mos publikoni notat e prof.asc. Presidentit se dihet që i ka 10-a të gjitha!

Naim Zoto që e prezantojnë si shkrimtar apo publicist bën një thirrje të cilën e qarkullon edhe gazeta “Tema“. Cila...

Mix2 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të mbeten beqarë!

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se këto shenja nuk mund të gjejnë dashurinë – por kur e bëjnë, është...

Radar2 orë më herët

Merkel nuk e pëlqeu kurrë: Kush është Friedrich Merz, që do drejtojë tani Gjermaninë?

Friedrich Merz, një ish-bankier që nuk ka qenë kurrë ministër i ndonjë qeverie gjermane, duket pothuajse e sigurt se do...

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Facebook