Aktualitet
Ja pse e dhunoi Françeska e BB shoqen e saj
Në mes të halleve të shumta që kanë shqiptarët, ja ku vjen edhe një lajm i rëndë.
Françeska Jaçe, e njohur si pjesëmarrëse në Big Brother Albania, ka dhunuar një shoqen e saj në një lokal në zonën e ish-Bllokut.
E dhunuara quhet Kristina Beqo dhe të dyja janë shoqe të ngushta.
Pas sherrit, Beqo ka bërë një kallëzim penal, ndërkohë që policia thotë se ka nisur punën për arrestimin e 23-vjeçares.
Burimet policore thonë se sherri ka nisur për shkaqe banale.
Mësohet se bëhet fjalë për çështje xhelozie.
Të dyja kanë qenë shoqe deri vonë, por nuk takoheshin më deri ditën kur ndodhi edhe ngjarja e shëmtuar.
Atë ditë u takuan në një lokal dhe nisën të hedhin kunja ndaj njëra-tjetrës.
Kaq ka mjaftuar dhe Françeska, e cila kishte konsumuar disa gota me pije alkoolike, të hidhej në sulm.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu