Kryesore
Angelina Jolie, mes baltës dhe shiut për të vizituar refugjatët
Aktorja e njohur Angelina Jolie ka vizituar kampin e refugjatëve sirianë në Liban gjatë së martës, në 5-vjetorin e fillimit të trazirave në Siri. E dërguara speciale e UNHCR-së ka mbërritur në luginën Bekaa ku është njohur me situatën dhe sipas mediave, pritet që të mërkurën të mbërrijë në ishullin Lesbos në Greqi për të vizituar mijëra refugjatë të tjerë që qëndrojnë aty.
“Është tragjike dhe e turpshme,” ka thënë ylli i kinemasë për faktin që paqja në Siri është ende kaq larg. Ajo është përballur me shiun dhe baltën teksa ka tëhën se shpresonte që në 5-vjetorin e fillimit të trazirave, të ishte duke ndihmuar refugjatët të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Që prej vitit 2011, 4.3 milionë sirianë janë larguar nga vendi për t’i shpëtuar luftës ndërkohë që më shumë se 250’000 persona kanë humbur jetën.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu