Kryesore
Endri Prifti tapë topi, Alketa acarohet, mos pi alkool!
Të hënen në televizionin “Klan” nisi premiera e patentës “Your face sounds familiar”. Njëri nga artistët që konkurrojnë ishte dhe këngëtari korçar Endri Prifti. Gjatë prezantimit të tij me këngën “Siamo soli” të Vasco Rossit, Endri i bëri një kompliment të gjatë moderatores duke e veçuar nga të tjerat për bukurinë e saj atë mbrëmje në krahasim me një ditë më parë: “Dje gjatë provave me tuta dhe më shkatërrove fare!”
Dalja e tij nga skenari duket se nuk i ka ardhur fare për shtat moderatores e cila ka ndryshuar tërësisht shprehinë e fytyrës teksa artisti fliste para publikut. Pasi u përpoq disa herë të vijonte programin dhe duke parë këmbënguljen e Priftit për të vijuar fjalimin e çuditshëm, ajo i ka marrë atij mikrofonin duke ja prerë shkurt dhe duke i thënë se duhej të qetësohej që t’i vinin idetë. Por, ishte e pamundur të luftoje me Priftin, i cili pasi mori sërish mikrofonin për t’ju përgjigjur votimeve të jurisë, shkëmbeu disa batuta me Arian Çanin dhe në fund tha: “Kryesoja është, kur bën dashni, mos thuaj që s’më kujton mua.”
Edhe pse ky moment nuk është fokusuar nga kamera, duket se këngëtari ia ka thënë këtë fjali pikërisht moderatores. Një gjë e tillë ka shkaktuar disa të qeshura në sallë, por, siç u pa qartazi në ekran, nuk e ka bërë aspak për të qeshur Vejsiun. Ajo ka ruajtur seriozitetin dhe ka tentuar të vazhdojë më tej duke thënë thënë: “Duhet t’i merrni një përkthyes t’ja përkthejë mirë këngën se kam përshtypjen se nuk e ka kuptuar mirë tekstin.” Duke parë që ai nuk kishte ndëmend ta linte me aq, ajo ia ka marrë me zor mikrofonin nga dora dhe e ka dërguar atë pas kuintave. “Se këtu në programet e mia ka limite. Nuk mund të themi çfarë të duam dhe çfarë na vjen në mendje. Kështu që unë të sugjeroj të normalizohesh dhe të ulesh atje tani dhe pastaj takohemi prap këtu në skenë,” ka thënë ajo.
Endri s’e la me kaq dhe gjatë votimit që këngëtarët bënë në fund për njëri-tjetrin, ai deklaroi që 5 pikët i shkonin Alketës. Në këtë moment prezantuesja u acarua sërish duke i thënë: “Unë jam parimore për disa gjëra” duke nënkuptuar që këto shaka flirtuese të tij jo vetëm që s’e bënë për të qeshur por e shtynë të dilte jashtë sjelljes së saj të përmbajtur. Në fund, ndodhi dhe shpërthimi! Kur personazhet po zgjidhnin figurën që do imitonin puntatën e ardhshme, pavarësisht që Alketa po mundohej të mbante distancën, kur Endri i kërkoi mikrofonin ajo i tha: “Pi më shumë ujë dhe më pak alkool”. “Ti mbetesh një nga këngëtarët më të mirë” e përfundoi Alketa si për të zbutur gjendjen.
Kjo nuk është hera e parë që moderatorja përballet me një situatë të tillë. Për ironi të fatit, një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur dhe në sezonin e parë të “Dancing with the stars”. Kur Arjan Cani, i cili ishte antëar jurie i bëri një koment flirtues-televiziv, Alketa i tha se ishte e martuar dhe komente të tilla i pranonte vetëm nga bashkëshorti i saj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu