Lidhu me ne

Aktualitet

ALBtelecom dhe Eagle Urojnë Mirëseardhjen e Pranverës në Qytetin e Traditës, Elbasan!

Albtelecom – Dita e veres 1Albtelecom – Dita e veres 3Albtelecom – Dita e veres 6Albtelecom – Dita e veresALBtelecom ka qenë sërish Sponsor Gjeneral i aktivitetit maratonë prej tre ditësh të “Ditës së Verës” në qytetin simbol të kësaj feste, Elbasan. Për të qenë sa më pranë abonentit jo vetëm për sa i përket shërbimeve të dedikuara, produkteve dhe ofertave, por edhe për të ndarë me ta edhe çastet më të bukura në kohë festash, kjo kompani ka bërë që më datë 12, 13 dhe 14 mars, qytetarë të të gjitha trevave shqipfolëse të vijnë, grumbullohen dhe festojnë së bashku ardhjen e kësaj dite tradicionale.

Në aktivitet e organizuara nga Bashkia Elbasan dhe të mbështetura nga ALBtelecom dhe Eagle Mobile morën pjesë dhe janë argëtuar për orë të tëra mijëra vetë, që nga dita e shtunë më 12 Mars deri ditën e hënë, më 14 Mars.

Të gjithë ata që kanë preferuar Elbasanin e traditës për festën e “Ditës së Verës”, kanë shijuar tre ditë e netë të mrekullueshme. Në aktivitetin e ditës së dielë në mbrëmje, kishte të ftuar këngëtarë e artistë të ndryshëm shqiptarë si Silva Gunbardhi, Dafi, Revolt Klan, Olta Boka, Kejsi Tola, Laura Nezha, Ansambli i Elbasanit, Vëllezërit Zena, Artiola Topi, Grupi Art Revolution Dance, apo Grupi Dance Plus. Ndërkohë që mbrëmjes nuk i ka munguar as humori i personazheve të Portokalli, si Luzja, Bes Kallaku, Erjoni. Performanca e artistëve nga cirku i ka dhënë një tjetër dimension e adrenalinë mbrëmjes së “Ditës së Verës”, e cila është finalizuar me një show fantastik fishekzjarresh në mesnatë.

Në “Ditën e Verës”, më 14 Mars, grupe të ansambleve të ardhura nga të gjitha trevat shqipfolëse, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe grupe karnavalesh kanë bërë parakalimin tradicional në bulevardin e kalldrëmtë të Elbasanit. Më pas këto grupe nxënësish e studentësh kanë dhuruar momente të mrekullueshme në këtë aktivitet të mbështetur nga ALBtelecom dhe Eagle Mobile, i cili përmbante balet modern dhe valle tradicionale të të gjitha zonave shqipfolëse.

Siç ndodh çdo vit, festa tradicionale e Ditës së Verës është festuar në Elbasan, në “qytetin e ballakumeve”, më bukur se në çdo qytet tjetër të Shqipërisë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix14 minuta më herët

8 universitetet më të mira për Mjekësi në 2025

Në shumë vende, të zhvilluara dhe në zhvillim, fusha e mjekësisë dhe e kujdesit shëndetësor ka qenë prej kohësh një...

Radar23 minuta më herët

8 mandate të sigurta për aleatët, Berisha: Kanë 1/3 e elektoratit shqiptar

Sali Berisha Sali Berisha ka mbrojtur vendimin e tij për të “dhuruar” 8 mandate deputetësh për partitë aleate, të cilat...

Kritike36 minuta më herët

Dehumanizimi që sjell Big Brother

Nga Ergys Mërtiri Nëse ka një gjë që mund të demonstrojë Big Brother-i, është fuqia dehumanizuese e zhdukjs së intimitetit....

Mix2 orë më herët

Letonia bën histori, për herë të parë fiton çmimin Oscar me filmin e animuar “Flow”

Regjisori letonez Gints Zilbalodis bëri histori në ndarjen e 97-të të çmimeve të Akademisë, me filmin e tij të animuar...

Radar23 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix24 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix24 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore1 ditë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix1 ditë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar1 ditë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Facebook