Lidhu me ne

Mix

Lumturia e përjetshme? Ja nga çfarë nuk kanë hequr dorë këta 3 të moshuar

Nga e majta në të djathtë: Zonja Suzana, Zoti Jashar dhe Zonja Qamile
a3333cc22a4fe5678af31215f843d17f
Zoti Ruzhdi u gjet vetëm në dhomën e tij, ku kalonte gjithë ditën.
Jashari, 90 vjeç, Suzana dhe Qamilja, iu drejtuan Të Dielës Shqiptare pasi ndiheshin të shqetësuar për shokun e tyre të azilit, Ruzhdiun. Siç thanë ata, nuk e kishin parë kurrë që kur kishte ardhur në azil.
‘Të ftoj të dalim bashkë në oborr, të bisedojmë. Ne jemi 3 veta; karrigen e 4-t ta ruajmë ty. Muret e dhomës nuk flasin’ i tha zoti Jashar zotit Ruzhdi (në foto)
Pasi u shfaqën në ekran 3 shokët e azilit duke i kërkuar që të linte izolimin dhe të dilte e të jetonte ditët në oborr a duke biseduar, ai u shpreh mirënjohës që kishin menduar për të, duke premtuar se për këtë, ai do t’u bashkohej të tjerëve.

Tek ‘Ka një mesazh për ty’ të dielën e 13 marsit, u përçua një mesazh shumë i rëndësishëm për jetën. Herë pas here pyesim veten se çfarë na bën të lumtur dhe çfarë të palumtur. E, këta 3 të moshuar e kanë gjetur përgjigjen.

Jashari, 90 vjeç, Suzana dhe Qamilja, iu drejtuan Të Dielës Shqiptare pasi ndiheshin të shqetësuar për shokun e tyre të azilit, Ruzhdiun. Siç thanë ata, nuk e kishin parë kurrë që kur kishte ardhur në azil, pasi e kalonte kohën i mbyllur në dhomën e tij.

3 zotërinjtë shprehën lumturinë e gjetjes së një shtëpie ku ndanin jetën me të tjerë, duke lënë pas izolimin e trishtë. Ata rrëfyen historitë e tyre vetjake, që i kishin çuar të jetonin në një shtëpi të moshuarish; secili me qëllimin e njëjtë për të gjetur qetësinë në shoqëri të të tjerëve, duke lënë pas vetminë e mundimshme, të padurueshme për ta.

Zoti Jashar, veteran lufte, tha se i ishte drejtuar azilit pasi i kish vdekur e shoqja: ’70 vite bashkëjetesë me të. Pasi vdiq, sado që përpiqesha nuk e hiqja dot nga mendja. U mundova, por nuk ia dola. Kështu iu drejtova azilit’.

Suzana, 86 vjeç, rrëfeu se zgjedhja për të jetuar në azil, kishte qenë për hir të të birit: ‘Në azil jemi mirë edhe unë, edhe ai, prandaj jam e lumtur që gjeta këtë vend’. Ajo rrëfeu se i biri jetonte në Amerikë, por pas një aksidenti të rëndë që i kishte ndodhur asaj, ai do të duhej të kthehej në Shqipëri. Megjithatë, zonja Suzana kishte gjetur një rrugë për të mos e detyruar të birin të ndryshonte krejtësisht jetën.

Nga ana e saj, zonja Qamile, e motra e artistes së merituar Drita Pelingu, e kishte njohur vetminë fillimisht kur i kish vdekur i biri, pasi e kishin përplasur me makinë. Për të mos shqetësuar nusen e saj, ajo kishte shkuar të jetonte tek e motra, Drita, e cila u nda nga jeta në tetor të 2013-ës. Pas kësaj i ishte drejtuar shtëpisë së të moshuarve.

Kështu, të 3-ve u kishte rënë në sy që një banor i ri në shtëpinë e tyre nuk dukej kurrë, nuk shoqërohej dhe nuk bisedonte me ta. Zoti Ruzhdi pranoi ftesën e ‘Ka një mesazh për ty’, ndonëse sapo hyri në studio u shpreh se mendonte se e gjithë kjo ishte një gabim, pasi ai nuk kishte të bënte me shfaqje të tilla publike.

Megjithatë, pasi u shfaqën në ekran 3 shokët e azilit duke i kërkuar që të linte izolimin dhe të dilte e të jetonte ditët në oborr a duke biseduar, ai u shpreh mirënjohës që kishin menduar për të, duke premtuar se për këtë, ai do t’u bashkohej të tjerëve.

‘Duam që ti të dalësh nga izolimi, të futesh në kolektivin tonë.’ i tha zoti Jashar, ‘Unë e kam provuar vetë izolimin, e di çfarë është. Ndaj të ftoj të dalim bashkë në oborr, të bisedojmë. Ne jemi 3 veta; karrigen e 4-t ta ruajmë ty. Muret e dhomës nuk flasin’

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar10 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix12 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix12 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix12 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix12 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar12 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix12 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix13 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix13 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook