Lidhu me ne

Mix

E para është dhe e fundit me siguri. Quhet Pufi…

Arjan Çani, gazetari prototip i ekranit shqiptar, vjen në një rrëfim privat, duke folur për gratë e ‘jetës së tij’, dashurinë e parë dhe të fundit! Biondet apo brunet? Për martesën dhe tradhtinë, për divorcin dhe aventurat! Nëse do të binte në dashuri me një prostitutë, nuk do vepronte si Richard Gere te “Pretty Woman”! Nuk do të braktiste një biznes, një karrierë, një betejë për një dashuri! ‘Unë jam një partner i denjë!’ -thotë ai…per madamemapo.al

1. E mbani mend dashurinë e parë? Kur ka ndodhur? Ku është ajo?

Jo, s’më kujtohet as emri, as ngjyra e syve. Mbaj mend vetëm që duhet të ketë qenë dikur në moshën 15 vjeç… Por nuk mendoj se ka qenë dashuria e parë. Mendoj se ka qenë kurioziteti i parë për seksin tjetër…

2. Po të fundit, apo e para është edhe e fundit?

E para është dhe e fundit me siguri. Quhet Pufi…

3. Çfarë kanë biondet që brunet s’e kanë?

Duket sikur kanë lehtësinë që brunet duket sikur nuk e kanë…

4. Kur dëgjoni: është ‘një grua e mirë’, çfarë ju vjen në mend? Një grua e kuruar apo e duruar?

Të dyja bashkë.

5. Ç’do të thotë për një burrë ‘dashuria kalon nga stomaku’?

Ndoshta që ushqimi duket se është shpesh një pigment që të stimulon dëshirën, por unë nuk e besoj shumë këtë teori…

6. Martesa, zgjedhje apo zgjidhje?

Në fillim zgjedhje, më vonë zgjidhje…

4

7. Tradhtia, pashmangshmëri e natyrshme apo devijim i paparashikueshëm?

Pashmangshmëri e natyrshme për burrat dhe devijim i paparashikueshëm për gratë ndoshta, por nuk është se ka ndonjë recetë…

8. Divorci, stacion apo ndërprerje e dhimbshme?

Të dyja bashkë.

9. Kur dëgjoni fjalën ‘grua’ cili është asosacioni i parë: Ajo apo Nëna?

Ajo dhe nëna. Të dyja bashkë…

10. Jeta jote me një grua, ç’titull do të mbante?

Kurioziteti që nuk shteron…

11. Dhurata e fundit që keni bërë për një grua?

I kam puthur bythën…

12. Aventura, ka emrin grua apo shkon përtej saj?

Gruaja është një aventurë më vete… Për burrat që duan gratë, është ndoshta e vetmja që nuk shteron…

13. Kur i thoni një gruaje që e doni?

Sa herë që jam mirë me veten…

14. Emma Bovary, heroinë apo viktimë? (Flober shkroi në hyrje të romanit të vet: “Zonja Bovari jam unë”. A je ti një ‘zonja Bovari’?)

Jo… Unë mbetem partner i denjë. Nuk mendoj se duhet të jetë viktimë apo aq më keq, një heroinë… Tmerr…

15. Lady Macbeth, fatalitet apo shans në jetën e një burri? Ose e thënë ndryshe, Lady Macbeth ose gruaja që të shtyn drejt pushtetit apo suksesit absolut, çfarë i bën një burri?

Lady Macbeth është vetëm krijim i burrit. Është pasqyra e tij… Kaq…

16. Po t’ju ndodhte të binit në dashuri me një prostitutë, do të vepronit si Richard Gere te “Pretty Woman”? A do të braktisnit një biznes, karrierën, një betejë për një dashuri?

Jo… Nuk besoj se kjo mund të ndodhë përveçse nëpër filma…

3

17. Më mirë një shef apo një shefe?

Një shefe është gjithnjë me eksituese.

18. Bota ndryshohet para apo pas martese? Po një burrë?

Bota nuk ndryshohet. Për rrjedhoje, as burri…

19. Çfarë konsideroni seksi te një grua?

Gishtat e këmbës, aroma…

20. Nëse do t’i bënit një gruaje një pyetje të vetme, cila do të ishte?

Sa vjeç e ke çunin?

21. Mendoni se gratë bëjnë shumë pyetje?

Po, e mendoj dhe bëjnë shumë mirë. Por burri dhe mund të heshtë ndërkohë… Hahahaha…

2

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook