Komisioni i Venecias nuk do të japë më vlerësime dhe rekomandime për draftin e reformës në drejtësi. Me anë të një njofitmi zyrtar, delegacioni i BE-së në Tiranë bëri të ditur se “Komisioni i Venecias miratoi opinionin përfundimtar për reformën në drejtësi dhe falenderoi delegacionin e BE-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin. Tashmë është përgjegjësi e Parlamentit të bëjë reformën historike në drejtësinë që kërkojnë qytetarët shqiptarë.”
Raporti i fundit i Venecias mbi draftin ishte ai në fillim të marsit, në të cilin shkruhej se tashmë biseda duhet të jetë në rrafshin politik, mes dy grupeve, të maxhorancës dhe opozitës.
Dy grupimet ende nuk kanë rënë dakort për mënyrën se si do të vazhdojnë bisedimet. Maxhoranca mendon se duhen përfshirë sërish ekspertët teknikë, ndërsa opozita i qëndron mendimit se diskutimi duhet të jetë në rrafshin politik.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu