Lidhu me ne

Mix

Inis Gjoni: ‘Nënë e baba për time bijë. Nuk dua të ndjekë rrugën time’

e4c652b5563518dad26ceb2e0ab86b64

Inis Gjoni ka rrëfyer për karrierën dhe jetën e saj si nënë, e ftuar në ‘Life Stories nga Arjola Shehu’ në IN Tv.

Ajo ka treguar sesi është për të, të rrisë vajzën e saj 4-vjeçare, Coco Antonelin, si nënë e vetme. E pyetur nga moderatorja si e menaxhon të kujdeset për të bijën 2-fish, si nënë e baba, Gjoni është shprehur se mënyra e saj për t’ia dalë, është optimizmi i përhershëm:

‘Jam munduar gjithmonë t’i shoh gjërat me optimizëm. (…) Mendoj gjithmonë se duhet ta rris time bijë ashtu siç prindërit e mi më kanë rritur mua. Më thonë se e llastoj, por unë nuk bëj asgjë më pak apo më shumë për time bije se prindërit e mi për mua.’

Gjoni është shprehu edhe se është treguar e sinqertë me të bijën, lidhur me të atin, që u nda nga jeta në 2011-ën, kur Coco nuk kishte ardhur ende në jetë. ‘Përpiqem ta dëgjoj, ashtu siç im atë më dëgjonte mua. Mbaj mend se flisja shumë me të’, ka thënë ajo. Megjithatë, Inis Gjoni ka përsëritur se i beson shumë të menduarit pozitivisht, e për këtë ndihet me fat.

E pyetur nëse edhe Coco ka trashëguar pasionin e së ëmës, ish-balerinë, Gjoni është përgjigjur se nuk do të dëshironte që e bija të ndiqte hapat e saj. ‘Ajo kërkon të praktikohet çdo ditë. Por unë nuk do të kisha dëshirë, pasi tani artet, aq më tepër baleti, nuk vlerësohen ashtu si më parë. Mbaj mend që kur unë ndiqja shkollën e baletit ushtrohesha 4 apo 5 orë në ditë’

Regjisorja e ‘Mbroni Shpellarin’ ka rrëfyer se ajo ka përfunduar krejt rastësisht në televizion, por edhe pasi është bërë e njohur, nuk e ka parë famën si diçka që mund t’i shërbente: ‘Unë doja të bëja art. Të kërceja balet, jo të bëhesha e famshme. Këtë nuk e kam dashur kurrë. Kur vinin kamerat në shkollën time, unë isha gjithmonë ajo që fshihja kokën poshtë bankës. Por edhe më pas, kanë qenë regjizorët ata që kanë këmbëngulur.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske15 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix16 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore16 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar18 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix18 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar19 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar20 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix20 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore22 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix22 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook