Aktualitet
“Gabimi im i vetëm është që të marr ty seriozisht”
Kreu i qeverisë Edi Rama ka qenë këtë të enjte përsëri në Tv Klan.
Në studion e emisionit Opinion ai ka debatuar për rreth dy orë me moderatorin Blendi Fevziu, për tema të ndryshme që nga protestat për një kënd lojrash, te sirianët dhe Ansambleja e PS-së.
Replikat kanë qenë si zakonisht nervoze, me moderatorin e emisionit që bën rolin e shejtan budallait dhe kryeministrin që sqarohet me këmbë e me duar.
Në fund fare intervistuesi i ka kërkuar Ramës të pranojë qoftë edhe “një gabim të vetëm”.
Përgjigja e Ramës:
“Gabimi im i vetëm është që të marr ty seriozisht”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu