Lidhu me ne

Temporal

Zelli despotik i Rexhep Taip Erdogan

page_todays-zaman-genel-yayin-yonetmenligine-sevgi-akarcesme-getirildi_830899520

Nga Sevgi Akarcesme (Botuar edhe në New York Times)

Kontrolli virtual që tashmë ai ka mbi shumicën e gazetave dhe mediave audiovizive në Turqi me sa duket nuk mjafton për presidentin, Rexhep Tajip Erdogan. Të premten, me zellin e liderit të saj despotik, qeveria e tij konfiskoi gazetën time, “Today’s Zaman” dhe gazetën mëmë në gjuhën turke “Zaman”, gazeta me tirazhin më të madh në vend. Këto ishin dy prej shumë pak gazetave të pavarura, të mbetura në Turqi dhe “Today’s Zaman” në veçanti ishte një burim i besueshëm i lajmeve në gjuhën angleze për diplomatët, akademikët dhe emigrantët. Të premten, një gjykatë e kontrolluar nga qeveria emëroi administratorë të besuar shtetërorë për drejtimin e gazetave, çka në fakt është thjesht një sulm i motivuar politikisht. Në mesnatë protestuesit u përballen me ujin dhe gazin lotsjellës, ndërsa njësitë speciale të policisë bastisen zyrat qëndore të gazetave në Stamboll. Autoritetet përdorën mjete të rënda për të shqyer me forcë portën e hekurt të ndërtesës. Një ditë më pas, shërbimi i internetit në zyrat qëndrore të gazetave u ndërpre me qëllimin e vetëm për të penguar stafin e gazetës, i cili ishte në punë e sipër për botimin e një suplementi të veçantë për konfiskimin e gazetave. Dhe që nga ai moment, autoritetet kanë shkëputur serverat e gazetave, duke shkatërruar arkivën tonë dixhitale. Disa orë pas bastisjes së gazetave, iu drejtova një polici, i cili po pinte cigare jashtë portës kryesore duke i thënë: “Duhani është i ndaluar në këtë ambient”. Dhe ai u përgjigj: “Jo më”. Përgjigja e tij është shprehje e qartë e ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Turqi: një trajektore e rrezikshme drejt fundit të shtetit ligjor. Për fat të keq më shumë se 20 gazetarë turq ndodhen prapa hekurave. E premtja e kaluar do të mbahet mend si një ditë kur liria e medias u cënua edhe më rëndë, dhe në shkelje flagrante të Kushteturës. Në nëntor, dy gazetarë të rëndësishëm turq, Xhan Dyndar dhe Erdem Gyl, redaktorët kryesorë të së përditshmes “Xhumhurijet”, u arrestuan pasi akuzoheshin se kanë ndihmuar një organizatë të armatosur terroriste dhe se kanë publikuar dokumenta që kërcënojnë sigurinë e shtetit. Ata u liruan muajin e kaluar, vetëm pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se atyre u ishin shkelur të drejtat, por ndaj tyre procesi gjyqësor vazhdon ende, dhe nëse dënohen, rrezikojnë dënimin me burgim të përjetshëm. z. Erdogan pa vendimit u shpreh se “nuk respektonte” vendimin e gjykatës për lirimin e tyre. Presioni ndaj gazetarëve dhe medias nuk është diçka e re. Në dhjetor të vitit 2014, autoritetet shtetërore arrestuan ish­kryeredaktorin e gazetës “Zaman”, Ekrem Dumanli, dhe veprimi në fjalë ishte në vazhdën e masave sistematike të ndërmarra ndaj kritikëve të qeverisë. Paraardhësi im, ish­kryeredaktori i “Today’s Zaman”, Bulent Kenesh, tetorin e kaluar u burgos për publikimin e disa komenteve kritike në profilin e tij në rrjetin social Twitter. Dhe unë personalisht vitin e kaluar u dënova me burgim, një dënim i cili më pas u pezullua, vetëm pse kisha reaguar ndaj përgjigjes të një tjetër personi në një nga tëeet­et e mia.

Pse kemi qenë vazhdimisht në shënjestër të presidentit? Sipas urdhrit të gjykatës, këto dy gazeta janë akuzuar për përhapjen e “propagandës terroriste” dhe mbështetjen e organizatave terroriste. Kjo akuzë tashmë është bërë e zakonshme dhe është një akuzë e përgjithshme për të goditur të gjithë kritikët e qeverisë dhe ata që mendojnë ndryshme. Në të kaluarën, “Zaman” dhe “Today’s Zaman” kanë qenë mbështetëse të politikave pro perëndimore dhe demokratike të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, asokohe të drejtuar nga Erdogan, si dhe kanë mbështetur përpjekjet e saj për implementimin e reformave që do t’i hapnin rrugës anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Europian. Që në fillim dekadës së fundit, megjithatë, zoti Erdogan dhe partia e tij janë bërë gjithnjë e më autoritare. Referojuni, për shembull, reagimit brutal të policisë ndaj protestave të vitit 2013 në “Gezi Park” në Stamboll, të cilat ishin një reagim ndaj prerjes së pemëve për ndërtimin e një qendreje tregtare. Protestat u raportuan nga të gjitha mediat ndërkombëtare dhe u pasuan nga kritika tejet të ashpra nga aleatët më të palëkundur perëndimorë të Turqisë. Në mars të vitit 2014, zoti Erdogan, atëherë kryeministër i Turqisë (ai u zgjodh president një vit më vonë), dukej i vendosur për të shpallur një lloj tjetër të sundimit të ri – një formë, e cila synonte t’i mbyllte gojën çdo opozitari dhe opozitarizmi – duke kërkuar mbylljen e rrjeteve sociale si Facebook dhe YouTube. Ai shkoi edhe më larg, duke e quajtur rrjetin social Tëitter “një kërcënimin më të keq për shoqërinë”. Shtypja e vërtetë e mendimit ndryshe nisi në vitin 2013, mënjeherë pas akuzave për implikimin e disa prej ministrave të kabinetit të tij në afera korruptive, të cilat më pas çuan në dorëheqjen e detyrueshme të disa prej ministrave të kabinetit të tij. Në përpjekje për të larguar vëmendjen nga akuzat për marrje rryshfeti, zoti Erdogan akuzoi kritikët e tij si të përshirë në një “strukturë paralele”, të organizuar nga kleriku dhe predikuesi turk, Fethullah Gylen dhe lëvizja e tij “Hizmet”, të cilat sipas tij, kishin si qëllim rrëzimin e qeverisë së drejtuar prej tij. Prej kohësh ka nisur një gjueti shtrigash ndaj burokratëve, bizneseve, biznesmenëve, gazetarëve, mësuesve dhe qytetarëve të zakonshëm simpatizues të z. Gylen, i cili që nga viti 1999 jeton në Pensilvani në mërgim të vetë imponuar.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix20 orë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix20 orë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix20 orë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix21 orë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar21 orë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet23 orë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore23 orë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet3 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar3 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook