Kryesore
Vetëm 3 përqind e shqiptarëve kanë kartë krediti
Sipas raportit vjetor të Agjensisë për Sigurimin e Depozitave, bankat e vendit kanë në total rreth 2 135 000 llogari rrjedhese të regjistruara.
Rreth 85 mijë prej tyre kanë 58 për qind të totalit të depozitave të individëve, me vlerë mesatare prej 6 milionë lekë ose 44 mijë euro për çdo depozitë.
2 050 000 llogaritë që mbeten kanë mesatarisht 175 mijë lekë ose pak më shumë se 1 270 euro secila.
Nga raporti i tremujorit të katërt 2015 i Shoqatës së Bankave, bëhet e ditur se në Shqipëri ka vetëm rreth 81 mijë karta krediti, kundrejt 826 mijë kartave të debitit.
Për të bërë një krahasim, në Itali ka rreth 38 milionë llogari rrjedhëse me vlerë mesatare 20 mijë eurosh secila; 14 milionë karta krediti; dhe pothuajse po aq karta debiti.
Me fjalë të tjera, shqiptarët që kanë standart mirëqenie, gjykuar nga të ardhurat, të ngjashëm me qytetarët e Bashkimit Europian, janë rreth 80-85 mijë, pra më pak se 3 për qind e popullsisë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu