Kryesore
Thjesht një batutë apo…
Ishte thjesht një batutë, por në kushtet e mungesës së lajmeve, është marrë seriozisht.
E përditshmja Shekulli e ka vendosur në faqen e parë lajmin se kryeministri Edi Rama bën paqe me deputeten Arta Dade, që së fundmi ka dalë në krah të deputetit rebel, Ben Blushi.
Gjatë Konventës së Grave të PS, Rama iu drejtua Dades me një batutë: “Zonjën Dade nuk e kemi pasur ministre të Jashtme, por së shpejti ndoshta në të ardhmen do e kemi ministre të Brendshme”.
Ndërkohë e përditshmja “Sot” shkruan se kjo batutë fsheh diçka të vërtetë, pasi Dade mund të rrezikojë postin e Saimir Tahirit.
Sipas gazetës, Rama po afrohet me Ruçin dhe Daden pas sulmeve të Blushit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu