Skeda-Ahmet-Zogu

Mbretëresha Geraldinë më vonë Nëna Mbretëreshë Geraldinë ose Kontesha Géraldine Margit Virginia Olga Mária Apponyi de Nagyappony formalisht Madhëria e Saj Mbretëresha Geraldinë e Shqiptarve (lindi më 6 gusht 1916 në Gjenevë të Zvicrës, në shtëpinë e gjyshes së Saj. Vdiq në Tiranë në moshën 86 vjeçare, më 22 tetor 2002) ishte mbretëresha e shqiptarve dhe bashkëshortja e Mbretit Zogu I dhe nëna e Leka Zogut I.

mbreti-zog
ZogGeraldineson-735791

Mbretëresha Geraldinë rrjedh nga një familje shumë e njohur Hungareze. Origjina e Familjes së Saj daton e dokumentuar qysh nga periudha e Mesjetës, kur Hungaria u pushtua nga Arpadët në vitin 894, dhe kjo familje ishte pjesëmarrëse në krijimin e monarkisë hungareze, nën dinastinë Arpadiane. Në historinë mijëravjeçare të Hungarisë, nuk ka ngjarje të rëndësishme ku familja Apponyi të mos ketë luajtur rol tejet të rëndësishëm. Në periudhën e fundit të dinastisë Arpadine, në 1280, u shfaq emri Chevalier d’Apponyi për herë të parë, si zotërues i një ferme shumë të madhe, për të cilën konfirmohet me dokumente arkivore se mbante emrin “Nagy Apponyi”, e që ishte dhe mbeti deri vonë pronë e kësaj familjeje. Të gjithë paraardhësit e Familjes Appony kanë pasur karrierë shumë të suksesshme politike dhe kanë mbuluar detyra nga më të rëndësishmet shtetërore në Perandorinë Austriake, në të cilën kanë gëzuar tituj të rëndësishëm fisnikërie, sikundër: baron, kont, etj..

Geraldine-6

Mbretëresha e Shqiptarëve Geraldinë, gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit në Shqipëri u impenjua maksimalisht për rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar, sidomos të shtresave në nevojë. MSM kontribuoi për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve në shërbim të shtresave në nevojë, si spitalet, azilet dhe jetimoret. Vizitat e shpeshta që bënte në këto ambiente, ishin “vizita pune” për të. MSM u impenjua totalisht edhe për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të grave, si dhe për mundësitë e emancipimit të tyre. MSM punoi shumë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit spitalor në Shqipëri, dhe dha një ndihmesë të madhe për ngritjen dhe funksionimin e spitalit Ushtarak në Tiranë. Ajo solli nga Austria, mjekë shumë të mirë për drejtimin e Spitalit Ushtarak. MSM nxiti ngritjen dhe më pas themeloi Maternitetin e parë shqiptar, në Tiranë. Një nga projektet që mbahet mend edhe nga bashkëkohës të asaj periudhe, është mobilizimi dhe ngritja e fushëveprimit të Kryqit të Kuq shqiptar. Mbretëresha Geraldinë mundësoi hapjen e edicionit të parë emetues radiofonik, në Radio Tirana.

Geraldine-3

Geraldine-7

Prioritet i punës së Saj ishte emancipimi i shoqërisë shqiptare në përgjithësi, për ngritjen e vetëdijes së saj dhe në veçanti emancipimi i pjesës rurale të popullsisë. Përveç përkushtimit të Saj në të mirë të popullit shqiptar, MSM Geraldinë gjente kohë të përkujdesej për mbarëvajtjen e Familjes së Saj, sikundër ishte ndikimi për një edukim sa më cilësor të trashëgimtarit të Fronit Mbretëror.

0711190102