Lidhu me ne

Aktualitet

LSI “bëhet” me Tironën!

image_2016_03_08_1212_1457437586

Nisi si një reagim i tifozit Petrit Vasili dhe përfundoi në një shksë zyrtare për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi kërkesa e LSI-së që bashkia të mbështesë me fonde sport klub Tiranën, pas “disfatës” në derbin me Partizanin e Erion Braçes. LSI kërkon që bashkia të përmbushë përgjegjësitë që ka karshi klubit si aksionere që është, duke sjellë në vëmendje se në këtë mënyrë bashkia investon jo thjesht për një klub, por për krenarinë e qytetit. Ja si shprehet LSI në shksën zyrtare drejtuar kryetarit socialistit të Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi: “Klubi Futbollit Tirana si një ndër klubet me histori dhe traditë në sportin shqiptar, ka dhënë kontributin e tij ndër vite duke prodhuar breza të tërë sportistësh me vlera qytetare. Këta sportistë jo vetëm i kanë shërbyer krenarisë qytetare të Tiranës, por me talentin e tyre kanë dhënë kontributin në jetën sportive kulturore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si ambasadorë të sportit shqiptar. Kërkojmë nga ana e Bashkisë të përballojë detyrimet që rrjedhin nga përqindja e përfaqësimit si aksionere e Klubit të Futbollit të Tiranës, duke kthyer këtë ekip në vëmendje dhe traditën që meriton”. Praktikisht LSI kërkon të bëhet zëri politik i tifozave të “Naltmadhnisë” siç e quajnë veten sportdashësit tironas, që nga pikëpamja elektorale i bëjnë shumë punë LSI-së, e shqetësuar së fundmi për krenarinë e bjerrur të kryeqytetit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore44 sekonda më herët

Rama i vetëm, Berisha mbledh 25 parti, si do garojnë partitë në zgjedhjet e11 majit

PS-ja do garojë e vetme në zgjedhjet e 11 majit, duke mos qenë pjesë e asnjë koalicioni. Vetëm do garojnë...

Mix19 minuta më herët

8 universitetet më të mira për Mjekësi në 2025

Në shumë vende, të zhvilluara dhe në zhvillim, fusha e mjekësisë dhe e kujdesit shëndetësor ka qenë prej kohësh një...

Radar28 minuta më herët

8 mandate të sigurta për aleatët, Berisha: Kanë 1/3 e elektoratit shqiptar

Sali Berisha Sali Berisha ka mbrojtur vendimin e tij për të “dhuruar” 8 mandate deputetësh për partitë aleate, të cilat...

Kritike41 minuta më herët

Dehumanizimi që sjell Big Brother

Nga Ergys Mërtiri Nëse ka një gjë që mund të demonstrojë Big Brother-i, është fuqia dehumanizuese e zhdukjs së intimitetit....

Mix2 orë më herët

Letonia bën histori, për herë të parë fiton çmimin Oscar me filmin e animuar “Flow”

Regjisori letonez Gints Zilbalodis bëri histori në ndarjen e 97-të të çmimeve të Akademisë, me filmin e tij të animuar...

Radar24 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix24 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix24 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore1 ditë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix1 ditë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Facebook