Përtej politikës dhe angazhimit të saj publik, Duma ka edhe jetën familjare.
Bashkëshorti, Iliri, ka qenë pedagogu i saj me të cilën ajo sot ndan jetën. Së bashku kanë edhe një djalë 11 vjeç. Bashkëshorti i Gridës e ka parë gjithnjë me skepticizëm ambicien e saj për t’u bërë pjesë e politikës shqiptare, por falë këmbënguljes Grida ka arritur ta bindë edhe atë. Përveç përkushtimit për bashkëshortin dhe djalin, dy motrat dhe prindërit janë dobësia tjetër e Gridës.
Ata që e njohin Gridën që në adoleshencë, veçojnë guximin dhe ambicien e saj si dy elementë që e dallonin nga të tjerët. Grida Duma është lindur dhe rritur në një familje tradicionale durrsake.
Me kostumin e opozitares, Grida Duma ofroi para pak kohësh një model të vetin mbi mënyrën e politik-bërjes, duke publikuar një libër me 12 tezat e saj liberale, libër të cilin ia dedikoi të birit.
Sa herë Grida shfaqet në ekran, nuk do shumë për të kuptuar që ajo është ndër të tjera edhe një femër e bukur, bukuri e cila jo gjithmonë luan në favor të kauzës së saj.
E bindur se pavarësisht limiteve që ka vendi jonë ajo e di që ka arritur aq sa për t’u konsideruar nga kolegët si një model suksesi, ku dikush nën zë e dikush duke pohuar e di se ajo edhe nëse nuk u ka rrëmbyer zemrat, në rastin më të pakët u ka rrëmbyer skenën.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu