Lidhu me ne

Aktualitet

Kush janë pretendetët kryesorë për INSIG-un?

insig_logo

Ministria e Financave ka njoftuar se shtatë subjekte kanë shprehur interes dhe kanë tërhequr dokumentacionin e tenderit për të blerë shoqërinë shtetërore të sigurimeve INSIG. Mësohet se dy prej tyre janë shoqëri sigurimi, ndërsa dhe një ndër grupet më të mëdha në vend, Balfin po e shqyrton mundësinë e hyrjes në tregun e sigurimeve. Samir Mane, Ceo i Balfin ka pranuar për Monitor se ka tërhequr dokumentet dhe po i studion. Edhe burime nga grupi Kastrati, më i madhi në vend pohuan për Monitor se kanë tërhequr dokumentet.

Në janar 2016, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Qeveritare në Ministrinë e Financave njoftoi tenderin për shitjen e 100 % të paketës së aksioneve për “INSIG” sh.a, ku vlera e 100 % e aksioneve të shoqërisë “INSIG” sh.a është përcaktuar 15,305,000 Euro. Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është 10 marsi.

INSIG kishte rreth 6% të tregut të sigurimeve të jo jetës në Shqipëri në fund të 2015-s dhe 8.3% të atij të jetës. Kompania ka aktivitet dhe në Kosovë e Maqedoni.

Kastrati është tashmë në tregun e sigurimeve, përmes Albsig, dhe po synon zgjerimin e mëtejshëm. Në fund të vitit 2015. Albsig kishte 9.9% të tregut të sigurimeve në fund të vitit 2015, nga 9.7% në 2014-n.

Në renditjen e kompanive sipas qarkullimit vjetor për vitin 2014, Kastrati sha (kompania kryesore e grupit, që merret me tregtimin e naftës), ishte më e madhja në vend.

Grupi Balfin është ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri. Për vitin 2014, Grupi Balfin National dhe International ka realizuar një turnover në vlerën 295 milionë euro (rreth 41 miliardë lekë), duke shënuar një rritje me 113% krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave nga vetë grupi.

Shoqëritë, të cilat kanë influencuar më shumë në këtë rritje, janë i gjithë rrjeti Neptun në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi; AlbChrome, Jumbo, Fashion, Mane TCI, Tirana East Gate si dhe Skopje City Mall në Maqedoni.

Pak kohë më parë Balfin njoftoi se së bashku me partnerët, ka filluar edhe një investim në bujqësi prej 6 milionë eurosh për ndërtimin e serave me synim tregun europian, në një strategji për të diversifikuar aktivitetin.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook