Lidhu me ne

Temporal

Folmë, o tablet!

Economist-Films

The Economist

Regjisori Stenli Kubrik me filmin e tij kult “2001: Një udhëtim në hapësirë”, e kishte parashikuar që në vitin 1968: Njerëzit do të ndërvepronin me teknologjinë duke përdorur zërin. Një veprim që nga fiksioni kinematografik, sot është shndërruar në një elementë të përditshmërisë në dispozicion të secilit prej nesh. Në fakt, sot çdo smartfon dhe tablet mund të kthehet në një sekretare virtuale që të kujton takimet dhe afatet e ndryshme.

Një nëpunëse e palodhur digjitale dhe gjithmonë në shërbimin tonë, për t’i diktuar postën elektronike dhe mesazhet, apo për t’i kërkuar çdo lloj informacioni, nga moti te restoranti më i mirë, nga informacionet mbi bursën deri te prenotimi i një fluturimi. Risia është se këta lexues vokalë, po bëhen gjithnjë e më shumë inteligjentë: Ata janë në gjendje të kuptojnë dhe interpretojnë nevojat tona, dhe rregullojnë përgjigjet në bazë të sjelljeve dhe zakoneve të njerëzve që i përdorin ato.

Ato modelohen në bazë të secilit prej nesh. Funksionon kështu: Siri, zëri i zgjuar që u jep jetë pajisjeve të Apple; Cortana, inteligjenca artificiale e përdorur në programet Microsoft; dhe Google Now që është duke funksionuar në të gjitha platformat: Android, por edhe Apple dhe Microsoft. Zëri po bëhet një element i shkëputjes përfundimtare nga tastiera dhe ekranet me prekje.

Ai po shënon fundin e epokës së shkrimit, dhe do të bëhet sistemi kryesor i ndërveprimit me teknologjinë brenda vitit 2020, duke i nxjerrë në pension telekomandat, mausin dhe tastierat. Siri po del nga ekranet e telefonave, dhe përgatitet të zbarkojë në shtëpitë dhe në kroskotin e makinave tona. Me Siri-n mund të komandohen të gjitha objektet inteligjente në shtëpinë tuaj (dritat, televizori, muzika, pajisjet elektroshtëpiake), por edhe mund t’u japë komanda me zë makinave me të cilat përputhet.

Madje Siri mund të pyetet si të qe një mjek, për t’u njohur me parametrat tona jetësorë, të cilat do t’i zbulojë me anë të sensorëve të vendosur në trupin tonë. Makina e Google (ajo pa shofer) do të komandohet me zë. Edhe fati i Cortana-s shkon përtej telefonave dhe tabletave. Sistemi i Microsoft, është në fakt i lidhur me fatin e sistemit operativ të Windows 10, që sipas parashikimeve mendohet të instalohet në mbi 1 miliardë pajisjet brenda dy viteve të ardhshme.

Ngjashëm me Siri-n, Cortana shërben edhe për të biseduar me objekte shtëpiake, makinat dhe të gjitha llojet e sensorëve. Cortana funksionon ndërkaq edhe mbi kompjuter dhe tek aparati i video-lojërave ‘Xbox one’, dhe në SHBA është tashmë në dispozicion, me një aplikacion edhe për modelet e Apple dhe Android (data e mbërritjes në Itali nuk është shpallur ende). Cortana mund të bëhet ndihmësi virtual më i përdorur në botë deri në vitin 2020. Por, Apple, Microsoft dhe Google nuk janë të vetmit në fushën e asistentëve të zërit, që janë të pajisur me inteligjencën artificiale.

Edhe Amazon dhe Facebook kanë pajisjet e tyre: Ato quhen respektivisht, Alexa dhe M. Sipas “Wall Street Journal”, Amazon është gati të hedhë në treg altoparlantin portativ që lidhet me internetin (me emrin e koduar Fox), që përveç dëgjimit të muzikës, do të shërbejë edhe si një asistent zanor. Mjafton të thuhet emri i asistentit, i quajtur Alexa, për ta vënë atë në veprim dhe vijuar me kërkesat, nga pyetjet në lidhje me trafikun, dhe motit deri te riprodhimi i muzikës, nga ndezja e dritave të shtëpisë te futja e produkteve në karrocat e shpenzimeve të Amazon. Alexa është tashmë e pranishme te produktet e tjera të Amazon, si spikeri shtëpiak Echo. Kompania njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me Ford për të vendosur softuerët të tillë në makina. Kështu, për shembull, ju mund të hapni derën e garazhit të shtëpisë me një komandë zanore. Facebook gjithashtu hyn në fushën e asistentëve inteligjente virtuale.

Kompania njoftoi testimin e M, një server i integruar në chat-in Messenger, që do të sfidojnë Siri-n, Cortana-n, Google Now dhe Alexa-n. Njoftimi mbi testimin te disa përdorues në San Francisko, u bë përmes Facebook nga menaxheri Dejvis Markus, ish-drejtuesi ekzekutiv i PayPal. “Ndryshe nga shërbimet e tjera të bazuara në inteligjencën artificiale, M mund të kryejë detyrat në vendin tuaj: Të blejë sende të ndryshme, të ofrojë dhurata për të dashurit tuaj, të bëjë një rezervim në restorant, të organizojë udhëtimet dhe takimet”. Vlera e shtuar qëndron te skuadra e personave që do t’i bashkohet teknologjisë, për t’iu përgjigjur përdoruesve. Ashtu si rivalët, mund të japë informacion, por edhe të bëjë rezervime dhe blerje. Në ndryshim nga Siri dhe ndihmësit e tjerë virtualë, M nuk do të flasë me ju. Pyetjet mund të postohen me një mesazh të shkruar në mënyrë zanore, si një bisedë në chat. Rezultati? Do të ketë gjithmonë një përgjigje me shkrim.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet2 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar2 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar2 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore2 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore3 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar3 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix3 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix3 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet3 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook