Lidhu me ne

Letersi

Rajmon KËNO – Përralla sipas shijes suaj

  1. A nuk ju vjen për hosh të mësoni historinë për tre bizelet e vogla e të shpejta?Raymond_Queneau-257x300

Nëse po, shihni përgjigjen. 4,

Nëse jo, shihni përgjigjen 2.

 

  1. Ndoshta ju do të parapëlqeni historinë për tre filizat e gjatë e të hollë?

Nëse po, shihni përgjigjen 16,

Nëse jo, shihni përgjigjen 3.

 

  1. Atëherë do të thotë se ju parapëlqyeki historinë për tre bërthamat qorre, të përmasave mesatare!

Nëse po, shihni përgjigjen 17,

Nëse jo, shihni përgjigjen 21.

 

  1. Na ishin njëherë tre bizele të vockla, të veshura me petka të gjelbra, të cilat flinin për shtatë palë qejfe në bishtajën e tyre. Fytyrat e tyre të rrumbullta frymonin me hundët e vogëlane dhe dëgjohej frymimi i tyre harmonioz.

nëse ju vjen për hosh një përshkrim tjetër, shihni përgjigjen 9,

nëse ky përshkrim nuk ju ngjit, kaloni tek përgjigja 5.

 

  1. Ata nuk shihnin ëndrra. Këto krijesa picirruke në fakt nuk shohin kurrë ëndrra.

nëse u vjen për hosh që atyre t’iu shtiren ëndrra, shihni përgjigjen 6,

nëse jo, kaloni tek përgjigja e 7-të.

 

  1. Ato shihnin ëndrra. Këto krijesa picirruke në fakt gjithnjë shohin ëndrra, dhe netët e tyre janë të mbushura përplot ëndërrime të kulluara.

nëse ju vjen për hosh të dini, se çfarë u shtiret në ëndërr, shihni përgjigjen 11,

nëse kjo nuk ju ngjit, shihni përgjigjen 7.

 

  1. Këmbkat e tyre vogëlane preheshin në çorapëza të ngrohta, ndërsa duart – në dorashkëza prej pellushi të zi.

nëse parapëlqeni dorashka të një ngjyre tjetër, shihni përgjigjen 8,

nëse kjo ngjyrë nuk ju vjen për hosh, kaloni tek përgjigjja 10.

 

  1. Ato kishin dorashkëza prej pellushi të kaltër.

nëse parapëlqeni dorashka të një ngjyre tjetër, shihni përgjigjen 7,

nëse kjo ngjyrë nuk ju vjen për hosh, kaloni tek përgjigjja 10.

 

  1. Na ishin njëherë tre bizele të vockla, të cilat udhëtonin nëpër ca rrugë të mëdha. Kur ra mbrëmja, u lodhën dhe, të rraskapitura, ato i zuri gjumi mënjëherë.

nëse ju pëlqen të dini çfarë ndodhi më tej, shihni përgjigjjen 5,

nëse jo, kaloni tek përgjigjja 21.

 

  1. Që të trija shihnit po të njëjtën ëndërr. Të trija e donin dhembshurisht njëra-tjetrën, ëndrra e tyre e përbashkët ndahej ndërmjet vedi, si pasqyrimi në një hambar vaporri: me nje fjalë, ëndrrat e tyre qenë shumë të ngjashme.

nëse doni të dini çfarë ëndrre panë, kaloni në përgjigjen 11,

nëse jo – atëherë kaloni tek 12.

 

  1. Atyre u shtirej sikur shkuan të drekojnë në dhomën e ngrënies, dhe, me të parë në gavetat e tyre, zbuluan aty një supë prej thjerrzash. Ato u zgjuan të lebetitura.

nëse doni të dini, përse u zgjuan të lebetitura, gjejeni në fjalor, çfarë është thjerrza dhe e lëmë me aq,

nëse ju nuk e shihni të domosdoshme të thelloheni në këtë vramendje, kaloni tek përgjigjja 12.

 

Përralla sipas shijes suaj (Pj II)

  1. O-le-le! – klithën ato, duke hapur sytë. – O-le-le! Çfarë ëndrre e tmerrshme! Ky është një kumt ogurëzi, – tha njëra bizele. Ah, po, – tha tjetra, – kjo është me kaull, dhe mua ashtu m’u duk. Mos flisni para kohe, – tha e treta, e cila ishte më dinakja, – s’ka asgjë për t’u tronditur, shkurt – tani po ua shkoqis gjithçka.

nëse doni të dini, si e shkoqiti ajo këtë ëndërr, shihni përgjigjen 15,

nëse ju, përkundrazi, dëshironi të dini mejtimin e dy bizeleve të tjera, shihni përgjigjen 13.

 

  1. Ti tallesh me ne, – tha e para. – Qëkur ti na paske mësuar të shkoqisësh ëndrra? Vërtet, qëkur? – e nxiti e dyta.

nëse edhe ju dëshironi të dini, që kur – kaloni tek përgjigjja 14,

nëse jo, prapëseprapë kaloni tek 14-ta, sepse, sidoqoftë, s’keni si ta merrni vesh.

 

  1. Prej qëkuri? – briti bizelja e tretë. – Se mos e di vetë! Por fakti është fakt – diçka di. Dhe ju vetë do ta shihni se si!

nëse edhe ju doni ta shihni, atëherë hidhjani një sy përgjigjes 15,

nëse jo, prapëseprapë ndiqeni përgjigjen 15, dhe atje s’keni për të parë gjë prej gjëje.

 

  1. Shkëlqyeshëm! Le ta shohim, – thanë motrat e saj. Ironia juaj nuk më pëlqen, – vërejti bizelja e tretë, – andaj nuk do t’ju them asgjë. Së paku, gjatë kësaj bisede, e cila rrodhi krejt e gjallëruar, ndjenja juj e tmerrit a nuk u fashit vallë? Madje, ka gjasë të jetë zhdukur përfare? Atëherë përse u dashka rishmi të turbullojmë moçalin e nënvetëdijes suaj prej fluturze? Shkojmë më mirë të lahemi në shatrivan dhe ta nderojmë me higjenë e shëndet gazmor këtë mëngjes të hareshëm! U tha – u bë: dhe ja tek rrëshqitën prej bishtajës së tyre dhe butësisht ranë përdhe, mandej u lëshuan trokthi drejt vendit të tyre të larjes.

nëse doni të dini, çfarë ngjau në vendin e tyre të larjes, hidhuni tek përgjigjja 16.

nëse kjo nuk ju duhet, shihni përgjigjen 21.

 

  1. Tre filiza të gjatë thatanë e ndiqnin larjen e tyre.

nëse tre filizat e gjatë nuk ju pëlqyen, kaloni tek përgjigjja  21.

nëse ato ju sekëlldisin, shihni përgjigjen 18.

 

  1. Tre bërthama qorre të përmasave mesatare e ndiqnin larjen e tyre.

nëse tre bërthamat qorre nuk ju kanë pëlqyer, kaloni tek përgjigjja  21.

nëse ato ju vijnë për hosh, shihni përgjigjen 18.

 

  1. Me të parë se po i vëzhgojnë, tre bizelet e vockla e të shkathëta, të cilat kishin shumë turp, ia therën vrapit.

nëse doni të dini, çfarë ngjau më tej, kaloni tek përgjigjja 19,

nëse nuk doni – kaloni tek 21.

 

  1. Ata vrikthi ngarendën që të fshiheshin sërish në bishtajë, dhe, me ta mbyllur atë, i zuri gjumi sërish.

nëse doni të dini, çfarë ngjau më tej, shihni përgjigjen 20,

nëse jo – përgjigjen 21.

 

  1. Më tej nuk ngjau asgjë, përralla mbaroi.
  2. Meqë kështu sosi kjo punë, atëherë përralla mbaroi, dhe asgjë më nuk ndodhi.

 

 

Përktheu: Agron TUFA

____

Rajmon KËNO  – poet e prozator francez. Në fillim të rrugës së krijimtarisë ka qenë i përfshirë tek surrealistët. Është autor i librave “Ushtrime stilistike” (1947), “Pengesa” (1933), “Lisi dhe qeni” (1937). Njohje të bujshme Këno-së i dha romani “Zazi në Metro” (1959).

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Vaji i ullirit zvogëlon rrezikun e vdekjes nga demenca

Vaji i ullirit është cilësuar prej kohësh si një ‘super ushqim’ që mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë kur...

Mix17 orë më herët

8 gjëra që njerëzit i bëjnë ndryshe në Finlandë (shteti më i lumtur në botë)

Kur bëhet fjalë për lumturinë, dihet mirë se në vendet nordike shpesh njerëzit arrijnë rezultate të larta në sondazhet për...

Mix17 orë më herët

Samsung Galaxy S25: funksione të reja AI për modifikimin e videove

Prezantimi i smartfonëve të rinj Samsung Galaxy S25 është shumë afër, me eventin Unpacked të planifikuar për 22 janar. Deri...

Radar18 orë më herët

U akuzua se përshëndeti me verpime naziste, Elon Musk u përgjigjet kritikave

Elon Musk Polemika të mëdha janë shkaktuar që nga mbrëmja e së hënës në inaugurimin e Donald Trump, pas një...

Mix18 orë më herët

Vendet e banuara më të ftohta në botë

Njerëzit kanë arritur të përshtaten edhe në kushte ekstreme, ku mbijetesa duket e pamundur. Ka vendbanime në botë ku dimrat...

Mix18 orë më herët

Si ndryshon truri i grave gjatë menopauzës

Për vite të tëra, gratë që perjetonin shqetësime të ndryshme si, pagjumësi dhe luhatje humori gjatë moshës së mesme, shpesh...

Mix18 orë më herët

7 ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Ruajtja e niveleve të shëndetshme të kolesterolit është çelësi për një zemër të fortë. Nëse kolesteroli juaj është pak më...

Kryesore19 orë më herët

Arian Çani: Edi Rama është një rast për t’u studiuar. Ata që mendojnë se do lodhet dhe largohet, ja fusin kot

I ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV nga Roland Qafoku, gazetari Arian Çani ka folur për kryeministrin Edi Rama dhe disa nga...

Kryesore2 ditë më herët

Pezullimi i hetimeve ndaj Olsi Ramës, kreu i SPAK: Nuk u gjet asnjë provë

Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një takim me gazetarët ku foli për disa nga çështjet me të nxehta të drejtësisë. Sa...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku. Përdorimi...

Facebook