Aktualitet
PD-ja: “E ke rrahë”. Rakipi: “Ku më keni pa?”
Partia Demokratike nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani, denoncoi rrahjen e kreut të PD-së Peqin nga deputeti i PDIU Aqif Rakipi dhe vëllai i tij.
Ja si reagon Rakipi
“Nuk e di fare çfarë deklarate ka bërë Partia Demokratike. Unë personalisht jam në Tiranë dhe nuk kam dijeni të ngjarjes që ka ndodhur në Peqin”.
“Janë akuza të pabaza. Ai personia që e ka dhënë këtë informacion, të paraqesë fotografi apo pamje filmike, në lidhje me këto pretendime,” tha deputeti i mazhorancës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu