Kryesore
Kompleks luksoz në Divjakë, do e ndërtojë Pacolli
Biznesmeni kosovar, Bexhet Pacolli ka publikuar në faqen e kompanisë së tij detajet nga një projekt ndërtimi në Divjakë.
Bëhet fjalë për një resort turistik luksoz prej 3.3 mijë metra katrorë.
Në faqen zyrtare thuhet se resorti do të prekë 1050 hektarë në pyll dhe 200 hektarë në det.
Resorti gjendet brenda parkut Divjakë-Karavasta.
Ende nuk dihet nëse ka marrë miratimin e qeverisë shqiptare apo nëse do cënojë hapësirën e mbrojtur të parkut.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu