Lidhu me ne

Aktualitet

Sot në Parlament , Opozita bllokon foltoren, vezë, çimçakiz e top letre në drejtim të Ramës

Zhvillimet ne Kuvend 

Maxhoranca kaloi dekretet e presidentit Nishani për 2 shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj në qeveri ndërkohë që opozita kishte bllokuar foltoren.

Mësohet se deputetët demokratë kanë hedhur vezë, top letre dhe çimçakizë në drejtim të kryeministrit. Ora News ju sjell pamjet. Duket momenti kur Rama është goditur me topin e letrës ndër veza që ishte drejtuar për të ka prekur Ermonela Felajn, jo Ramën. Në momentin kur është tentuar të largohet është qëlluar sërish në drejtim të tij por nuk e ka prekur gjë.

13: 09 Votohet dekreti i  presidentit 

Opozita vijon të mbajë të bllokuar foltoren nderkohe që Valentina Leskaj hodhi për votim dekretin e presidentit. 74 vota pro, asnje kunder asnje abstenim, dekreti për shkarkimin e ministrit Shkelqim Cani

77 vota pro asnjë kundër asnjë abstenim emërimi i Ahmetajt. 76 vota pro emërimi I Milva Ekonomit si ministre e Ekonomisë.

13:00 Gazetari i Ora News raporton: “Skenari I PD-ës është jo bojkoti por për të mos lejuar asnjë nga deputetë e maxhorancës për të folur për rendin e ditës. Ky vendim u mor pasi demokratët kërkuan përfshirjen me procedurë të përshpejtuar të kërkesave të tyre”

 Topalli: Leskaj të ikë, në vend të Ramës të ulet Prenga. 5 minuta pushim

Ora 12: 55 Topalli :Zonjë sot nuk ka seancë plenare. Në këtë parlament nuk mund të futen më kriminelë. Më mirë të ikë kryeministri dhe në vend të rrijë Armando dhe Armandot e tjerë. Nuk është faji i Prengës por i Edi Ramës. Parlament me krim brenda nuk ka Zonjë, e mirë është që ti të ikësh se je në konflikt interesi dhe në vend të Ramës të ulet Prenga.

Valentina Leskaj i quajti akuzat e PD si mashtrim për të manipuluar popullin.

Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi nis të flasë por deputetët e PD-së i bien tavolinave. Ruçi kërkon 5 minuta pushim.

Ora 12: 48: Opozita bllokon foltoren e Kuvendit. Pas deklaratës së kreut të Grupit PD-së Edi Paloka.

bllokohet kuvendi PARLAMENTI

 

Ora 12: 40 Vijon seanca parlamentare. Aktualisht po mban fjalën kryetari i grupit PD, Edi Paloka.

Ora 12: 37 Grupi i PD deklaron se nuk do të bojkotojë seancën: Do qëndrojmë në seancë, por në aksion dhe debate.

Ora 12: 18 Shtyhen punimet e parlamentit për disa minuta, PD kërkon mbledhje grupi.

Elmazi: Asnje deputet i PD-se nuk ka pasur veze

Ora 11: 58 Deputetja Elmazi mohon lajmin se ajo apo deputetë të tjerë të PD-së kanë pasur vezë në çantë dhe tregon një portofol. “Nuk është e vërtetë nuk ka pasur as vezë  por disa para të vogla. Unë nuk vij nga rruga vij nga universiteti” tha ajo në një prononcim për News24

Bylykbashi: Vetëpezullimi është nul

Ora 11: 52 Deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se PD kërkon me ligj të pezullohet ushtrimi  i funksionit për të arrestuarit në flagrancë derisa të marrë vendim gjykata.

“Nuk kërkojmë asgjë më shumë është ndryshim parimor dhe procedurë e ndjekur nga maxhoranca. Vetëpezullimi është nul nuk ekziston as si kriter ligjor” tha Bylykbashi duke iu referuar rastit të Armando Prengës

Konferenca nuk pranon iniciativat e PD

Ora 11: 38 Konferenca e kryetarëve, nuk pranon asnjë nga iniciativat e PD për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore . Nuk pranohen të miratohen me procedure te përshpejtuar aktet për dekriminalizimin

Garda kontroll në hyrje të Parlamentit, deputete te PD kapen me veze 

Ora 11 15 Deputetët po i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga Garda e Republikës.

Burime nga Parlamenti bëjnë të ditur për Ora News se deputeteve të PD, Eleina Qirici. Liljana Elmazi  dhe Bedri Hoxha  iu gjetën vezë gjatë kontrollit në çanta.

Ka hipoteza për një skenar të opozitës për të bllokuar seancën parlamentare.

 

 

kontroll ne kuvend

Ne foto: Kontrolli i deputeteve ne Kuvend

kontrolle ne kuvend 1

Kontrolli i deputeteve ne Kuvend sot 25 shkurt 2016

 

Ora 10:00  Parlamenti do të votojë sot dekretet e Presidentit Nishanit për shkarkimet dhe emërimet në qeveri. Të enjten e shkuar Parlamenti nuk hodhi në votim dekretet e kreut të shtetit për shkarkimin e ministrit të Financave, Shkëlqim Cani dhe Shkarkimin e Arben Ahmetaj nga posti i ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes.

Ky veprim solli edhe reagimin e Nishanit, i cili iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nenn e Kushtetueses për shkarkimet dhe emërimet e ministrave.

Ndërkohë gjatë seancës së sotme pritet të ketë debate edhe për nismat e PD për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore.

Përveç akteve nënligjore  me formularët e vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit.

Një ditë më parë demokratët kanë propozuar edhe disa ndryshime. Ata propozojnë që ligji për dekriminalizimin të pezullojë nga politika funksionarët dhe të zgjedhurit kur ata arrestohen në kushtet e flagrancës.

Demorkatat kanë propozuar edhe ndryshime në komisionet hetimore, i cili pamundëson bllokimin nga mazhoranca të punës përmes mos pranisë së anëtarëve të mazhorancës.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 minuta më herët

Vendet me popullsinë më të vogël në botë

Gjithmonë flitet shumë për vendet më të populluara në botë, pasi më shumë njerëz zakonisht do të thotë më shumë...

Mix10 minuta më herët

Shenjat e horoskopit që shmangin konfliktet në lidhje!

Peshorja: Peshoret janë të njohura për dëshirën e tyre për balancë dhe harmoni. Ata shpesh bëjnë gjithçka që mundin për të...

Mix20 minuta më herët

Ana e errët e shenjave të horoskopit: A vlen edhe për shenjën tënde?

Astrologjia ka intriguar njerëzit për shekuj me radhë, duke ofruar njohuri mbi personalitetet, sjelljet dhe parashikimet e së ardhmes për...

Radar36 minuta më herët

“Ordiner, unë të zhdëp në dru!”/ Fyerje live në TV mes Halit Valterit dhe gazetarit Enton Abilekaj

Enton Abilekaj dhe Halit Valteri Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat me tone të forta dhe fyerje mes...

Radar40 minuta më herët

Erdogan, njeriu më i rrezikshëm sot, CIA dhe FBI do shkrihen

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” Steve Bannon, që mund të quhet edhe ideologu i lëvizjes që sot tubohet pas trumpizmit...

Mix43 minuta më herët

Si e përballojnë shenjat e horoskopit stresin?

Stresi është një pjesë e pashmangshme e jetës, por secila shenjë e horoskopit ka mënyrën e vet për ta menaxhuar...

Mix22 orë më herët

Horoskopi javor Shigjetari – Bricjapi

Shigjetari Nëse keni lindur nën shenjën e Shigjetarit, gjatë javës do të keni rastin të gëzoheni ose të merrni pjesë...

Mix22 orë më herët

Pse foshnjat nuk duhet të hanë mjaltë?

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se foshnjave nën moshën njëvjeçare nuk duhet t’u jepet mjaltë, pasi ky produkt mund të përmbajë...

Mix23 orë më herët

Një kavanoz mjaltë mund të zgjasë një jetë

Mjalti ka një përmbajtje shumë të ulët uji, zakonisht më pak se 18%. Kjo e bën të vështirë rritjen e...

Mix23 orë më herët

Eva Grimaldi bën rrëfimin tronditës: Abortova kur isha e re, jam penduar!

Aktorja e njohur italiane, Eva Grimaldi,  ka rrëfyer për herë të parë, gjatë një interviste për “Verissimo”, një nga momentet...

Facebook