Aktualitet
A do ketë edhe Czexit?
Nuk është vetëm Britania e Madhe. Republika Çeke mund t’i drejtohet gjithashtu kursit të largimit nga BE, sipas kryeministrit Bohuslav Sobotka (foto me David Cameron). “Nëse Britania del nga BE, edhe ne presim debate për daljen nga BE në pak vite”, ka thënë tha Sobotka, siç raporton britanikja Telegraph. Çekia kryeson vendet evropiane lindore që janë kundër planit të kryeministrit Kamerun për të ndryshuar marrëveshjen me BE-në. Çekia, vend ku liderët politikë dhe masa të mëdha njerëzish janë skeptikë ndaj BE-së, hyri në BE në vitin 2004 dhe ka përfituar miliarda euro. 3/5 e çekëve thonë se janë të pakënaqur me anëtarësimin në BE dhe 63% thonë se do të votonin kundër në një referendum për këtë çështje, ndërkohë që kriza e emigrantëve e ka rënduar edhe më situatën. Lidhur me këtë të fundit, mjaft vende u janë kthyer masave shtrënguese, qoftë në kontrollet kufitare të ashpërsuara, qoftë në venien totalisht në diskutim të marrëveshjes Shengen. Bashkimi Europian vërtet nuk po përjeton ditë të mira…
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu