Aktualitet
Zuckerberg: Apple ka të drejtë Gates: FBI ka të drejtë
Vazhdon lufta mes FBI-së dhe kompanisë amerikane Apple, me agjencinë e intelegjencës që kërkon me patjetër nga gjiganti i pajisjeve teknologjike që të zhbllokojë telefonin iPhone të vrasësit të San Bernanrdinos.
Të dyja palët kanë ngritur tonet, me njërin prej zyrtarëve më të lartë të Apple që citohet të ketë thënë se FBI po kërkon një gjë të cilën nuk e ka kërkuar as Kina.
Më 16 shkurt një gjykatë federale urdhëroi kompaninë Apple që të ndihmojë FBI-në duke i ofruar akces në telefonin e prodhuar nga kjo kompani e që ishte përdorur nga njëri prej autorëve të ngjarjes së San Bernandinos.
Apple ka refuzuar me argumentin se një lëshim i tillë përbën një precedent të rrezikshëm.
Departamenti amerikan i Drejtësisë doli me një deklaratë ku tha se kolosi i teknologjisë po i bënte një keqinterpretim ligjit dhe se po mbivendoste marketingun mbi sigurinë kombëtare.
Kompania Apple deklaroi se do të vazhdojë të prodhojë pajisje me nivel të lartë të sigurisë që do t’ju bëjë më të vështirë akcesin hetuesve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu