Temporal
“Rama një 50 vjeçar që mendon se me batuta mund të bëjë gjithçka”
Për Sokol Ballën, Rama po gabon duke u përpjekur të zgjidhë çdo gjë me batuta dhe retorikë.
“Rama, i cili pretendon të jetë ndryshe, mbetet në çdo rast një 50 vjeçar plus, që mendon se me batuta, dhe me retorikë interesante, mund të bëjë gjithçka në këtë vend”.
Balla shkruan kështu në lidhje me protestën e opozitës kundër ndërtimit të parkut të lojërave për fëmijët.
Ai thotë se opozita më në fund po i kupton hallet e popullit.
“Rama, i cili pretendon të jetë ndryshe, mbetet në çdo rast një 50 vjeçar plus, që mendon se me batuta, dhe me retorikë interesante, mund të bëjë gjithçka në këtë vend. Koha po tregon se kjo tashmë nuk është mjaft. Ndaj protesta ka kudo. Janë të vogla, të lokalizuara të problemet konkrete. Aspak të ndikuara nga retorika e opozitës. Por kjo e fundit më në fund po tregohet e vëmendshme, diskrete dhe po rrethon problemet e njerëzve. Me shpresë se kështu do të rrethojë qeverinë. Edhe me ndihmën e kuajve të Trojës.”
“Por në fund kjo ka shumë pak rëndësi. Rëndësi ka që më në fund nuk është fshati politik që po rrethon qytetin. Eshtë shoqëria që e ka futur fshatin dhe provincializmin te cepi, dhe po bëhet edhe njëherë sexy për politikën. Që deri dje e shihte si një hambar votash ku fuste duart çdo dy vjet.”
Jam i lumtur për këtë Shqipëri që nuk kënaqet kurrë me pak, por nxiton drejt Europës shumë më shpejt se ata që nuk e kuptojnë. Dhe të tjerët që mundohen më kot ta rrethojnë” shkruan Balla për Javanews.al.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu