Lidhu me ne

Kryesore

Në vitin 2016 “shqiptari mesatar” do të jetë 47.5 vjeç

NJEREZ-NE-RRUGE3

Një raport i Bankës Botërore vëren se, Shqipëria është një nga vendet me rënien më të shpejtë të lindshmërisë në Europë.

Raporti i titulluar “Plakja e artë” vëren se, në vitin 1970, në Shqipëri lindnin mesatarisht 5 fëmijë për një grua. Por në vitin 2012, shifra zbriti poshtë normës së zëvendësimit të popullsisë, që është nën 2 fëmijë për grua. Sipas Bankës Botërore, kjo është një rënie dramatike.

Në Francë u deshën dy shekuj, që lindshmëria të binte nga 5 fëmijë për një grua, nën normën e zëvendësimit të popullsisë. Në Shqipëri kjo ndodhi vetëm për 34 vite.

BB vëren se, kjo është rënia e tretë më e shpejtë e lindshmërisë që është regjistruar ndonjëherë në historinë botërore, pas Republikës së Koresë dhe Rusisë. Sipas saj, bashkë me emigrimin masiv, ulja e lindshmërisë po shkakton plakjen e shpejtë të popullsisë në Shqipëri.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, në vitin 2012, mosha mesatare e popullsisë në Shqipëri ishte 35.7 vite, sipas TCh. Por sipas BB-së, në vitin 2016 “shqiptari mesatar” do të jetë 47.5 vjeç.

Plakja me ritme të shpejta e popullsisë ka pasoja jo të vogla për ekonominë.

Sipas raportit, ky fenomen jo vetëm që rrudh të ardhurat nga taksat, por do të rrisë edhe shpenzimet për pensione, duke vënë në vështirësi financat e shtetit.

Paralelisht, rritja e pjesës së moshuar të popullsisë do të cenojë edhe rritjen ekonomike, pasi ul forcën punëtore dhe popullsinë aktive që kontribuon në rritjen e prodhimit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet1 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore1 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix3 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix3 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet3 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook