Lidhu me ne

Kryesore

Kush e kundërshton Bashën në PD?

pd-grupi

Deputetët e PD-së vijojnë kontestimet sipas gazetes shqip, ndaj linjës që kryedemokrati Lulzim Basha po ndjek për sa i përket reformës në sistemin e drejtësisë, duke e akuzuar se po bën lojën e Edi Ramës.

Menjëherë pas largimit të mediave, mbledhja e grupit parlamentar të PD-së dje ka vijuar diskutimet me dyer të mbyllura, ku burime nga selia blu bëjnë me dije se disa anëtarë të grupit parlamentar kanë kërkuar nga kryetari i tyre, Lulzim Basha, një strategji të qartë politike lidhur me angazhimin e opozitës në reformën në drejtësi dhe draftet për ndryshimet në Kushtetutë.

Nga të njëjtat burime mësohet se ndryshe nga debati i javës së kaluar, Eduard Selami nuk ka qenë i vetëm në shprehjen e kritikave ndaj qëndrimeve të PD-së, por në këto debate me kryetarin Basha dhe janë përfshirë, edhe ish-kryetari i grupit parlamentar, Astrit Patozi, ish-nënkryetarja Jozefina Topalli, si dhe deputetët Arben Imami dhe Eduard Halimi. Shkak i kësaj përplasjeje është bërë kërkesa për një qëndrim të qartë politik të opozitës, duke këmbëngulur që debati për ndryshimet në Kushtetutë të mos mbetet vetëm në nivel ekspertësh.

Nga burime nga selia blu mësohet se Patozi ka theksuar se përtej fjalëve duhet një strategji konkrete e pa komplekse se deri ku shkon dhe çfarë lëshon opozita dhe çfarë bëjnë demokratët nëse qeveria nuk përfill kërkesat e tyre. Në të njëjtën linjë mësohet se është shprehur edhe deputeti Arben Imami, i cili ka theksuar se përqendrimi i diskutimeve dhe debateve publike te reforma në drejtësi është një manovër e Kryeministrit Rama, i cili sipas tij, po përpiqet të eklipsojë keqqeverisjen e vendit.

Po ashtu mësohet se deputetët janë shprehur se qeveria nuk është realisht e angazhuar për reformën në drejtësi dhe opozita nuk e kryen vetëm këtë proces, por sipas tyre diskutimi në nivel ekspertësh i një drafti që ndryshon në themel Kushtetutën nuk duhet vijuar më tej.

“Kushtetuta është marrëveshje politike dhe si e tillë as nuk ndryshohet në mënyrë të njëanshme dhe as nuk mund të lihet në dorë të ekspertëve siç i leverdis Kryeministrit Rama”, mësohet të jetë shprehur ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Por kritikave të tyre do t’u përgjigjej nënkryetari i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Eduart Halimi, i cili i ka njohur ata me ecurinë e deritanishme të procesit. Sipas burimeve nga PD-ja, mësohet se Halimi u ka thënë deputetëve se dhjetë vërejtjet e opozitës kanë të bëjnë me reduktimin e arkitekturës dhe moskapjen e sistemit.

Ndërsa kryetari Basha mësohet se ka shprehur bindjen e tij se Rama do të përpiqet ta sabotojë reformën në drejtësi, ndërsa ka këmbëngulur që procesi të bëhet politik.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha mësohet të ketë thënë se Rama është aq dinak sa nuk është çudi që për shkak të dështimit të reformës ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Kjo është mbledhja e dytë që demokratët shigjetojnë Bashën për mënyrën se si e drejton PD-në. Ndërsa përplasjet qenë mes tij dhe Topallit për faktin e braktisjes së mbledhjes së grupit të një jave më parë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar7 orë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix8 orë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix8 orë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix8 orë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix8 orë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar9 orë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet11 orë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore11 orë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet2 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar2 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook