Kryesore
Do rrisim 5% luftën ndaj korrupsionit! Ec e mos i vë duart në kokë pastaj…
Premtimi qesharak i Klajda Gjoshës
Përballë pakënaqësisë së zyrtarëve të Bashkimit Europian në përmbushjen e 5 prioriteteve, qeveria shqiptare vendos disa objektiva qesharake. Psh Klajda Gjosha premton rritjen me 5% të denoncimeve për rastet kundër korrupsionit.
Shifra është shkruar në planin e masave, që u diskutua dje në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian. Dokumenti u hartua nga Ministria e Integrimit.
“Rritja e numrit të referimeve për korrupsion dhe krime të zyrtarëve në detyrë në të gjitha nivelet me 5%” Përpunimi i të dhënave statistikore dhe hartimi i raporteve të krahasuara me të njëjtën periudhë në vitin 2015. Rritja me 7 specialistë e numrit të personelit të angazhuar në luftën kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit. Rritja e numrit të referimeve për hetime proaktive për rastet e korrupsionit dhe krimeve të zyrtarëve në detyrë me 5%”, thuhet në planin e masave të hartuar nga Ministria e Integrimit, raporton Panorama.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu