Lidhu me ne

Aktualitet

Kerry- Rama dakort. Po kush janë muxhahedinët iranianë që i frikësohen shiqpëtarët?

1455447934Kerry-Rama-2

Vite më parë, disa politikanë britanikë i përshkruanin si “patriotë të mirë” apo si “grupi kryesor i opozitës iraniane”.

Në një artikull për “Sunday Telegraph”, Christopher Booker thoshte se, organizata që kanë ngritur në këmbë, Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran, ishte “opozita e vërtetë ndaj diktaturës” dhe “shpresa më e mirë për të transformuar Iranin në një shtet laik, demokratik e jo terrorist”.

Të tjerë, si gazetari Con Couglin, i quanin “grupi më i rëndësishëm disident iranian”. Po atëherë, kush janë në të vërtetë këta njerëz? Quhen muxhahedinët e popullit; disa i njohin edhe si “Mujahideen-e Khalq” dhe janë vërdallë prej gati gjysmëshekulli. Origjina e tyre mund të gjurmohet në politikën radikale të viteve përpara 1979-s.

Fillesat i kanë të mbushura me histori përdredhjesh ideologjike, kthesash, skizmash e tradhtish. Pëlqimin në popull e humbën përballë mbështetësve të Ajatollahut Khomeini, në ditët e para të Revolucionit Islamik, dhe në përgjigje të shtypjes së përgjakshme që iu bë, nisën një fushatë paraushtarake ndaj regjimit të ri.

Gjatë luftës Iran-Irak, Saddam Husseini u ofroi strehë e i lejoi të ndërmerrnin sulme mbi Republikën Islamike nga brenda territorit irakian, ku vazhdojnë të kenë sot e kësaj dite koloninë e vet, të njohur si kampi i Ashrafit. Ka raporte mbi një përfshirje të tyren në shtypjen e dhunshme të rebelimit kurd pas luftës së ’91-shit. Në vitin 2001 deklaruan tërheqjen nga çdo aktivitet ushtarak, por kjo nuk e ndaloi Bashkimin Europian, që një vit më vonë t’i vendoste në listën e zezë europiane të terrorizmit, vendim i përmbysur më pas në 2008-n.

Që prej dëbimit nga Irani, muxhahedinët “e kalk” kanë shpenzuar kohë dhe energji në përpjekjet për t’i siguruar kauzës së tyre edhe mbështetjen e perëndimorëve, që nuk binden lehtë. Megjithatë, grupimi sot, edhe nga iranianët që jetojnë brenda kufijve shihet si krejtësisht i margjinalizuar nga politika kontemporane.

Mendimi më pozitiv për të është ndoshta ai i një fraksioni të dëshpëruar, që vazhdon të shpresojë se do të sigurojë ndoshta një ditë mbështetje nga jashtë. Ai më i keqi, i sheh pjesëtarët e kësaj organizate si lunatike, të rreshtuar në krah të armikut gjatë një lufte, ku gjetën vdekjen me qindra mijëra iranianë të thjeshtë. Sigurisht, pas marrëveshjes me Iranin, Shteteve të Bashkuara u duhet t’u gjejnë atyre një shtëpi të re. Shtëpi që duket po ua ofron Shqipëria.TCH

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske16 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix16 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore17 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar19 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix19 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar20 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar21 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix21 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore22 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix22 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook