Lidhu me ne

Aktualitet

Kshtu mor burrë, karamele 7.65

admir_tafili_1_6293

Zbardhet përgjimi telefonik mes të dënuarit me burgim të përjetshëm, Admir Tafilaj dhe Kristi Pines, personit që dyshohet se ka ndihmuar për vrasjen e biznesmenit durrsak, Leonard Murati në nëntor të vitit 2014.

Panorama ka zbardhur bisedën mes Tafilajt në burg dhe Kristi Pines, që zhvillohet me telefonin e A.B., të cilin Tafilaj e quan Xhiku. Nga hetimet ka rezultuar se për vrasjen e Muratit ishin ofruar 50 mijë euro; nëse do vritej edhe nipi i tij, do paguheshin 100 mijë euro.

Pavarësisht se kjo vrasje nuk është kryer nga Kristi Pine, nga kjo bisedë mësohet se ai ka ndihmuar për të siguruar armët dhe fishekët, për të cilët përdor kodin ‘Ajfon’ për armët Skorpions dhe ‘karamele’ për fishekët.

Xhiku: Hë mirë, ça bone?

Tafilaj: Ça bone ti?

Xhiku: Hiç, sa erdha këtu te lokali.

Tafilaj: Ku osht ai?

Xhiku: Këtu osht.

Tafilaj: Ma jep pak.

Kristi: Hë mor vëllai.

Tafilaj: Hë, ça je tu bo?

Kristi: Hiç, rehat, rrimë, qetësi.

Tafilaj: Mirë.

Kristi: Mirë, mor mirë, ka ngel për një gjo të vogël dhe në rregull të gjitha.

Tafilaj: Ça ka ai që ka ngel?

Kristi: Kshtu mor burrë, karamele 7.65, do munohet vetë me i gjetë, kaq. Vetë për ata ka ngel. Ajfon katërta është tamam, kurse Ajfon pesa nuk është tamam. Vetëm ajo mungon. Karikuesi tamom.

Tafilaj: Po ka ai mor vëlla.

Kristi: Kush?

Tafilaj: Miri.

Kristi: Jo, jo, ai i ka 7.62-sh, të dy Ajfonët i kam këtu me vete, i kam

Tafilaj: A e kishin marrë atë?

Kristi: Po, po, në rregull të gjitha. Ti ça je tu bo, mirë ke qenë?

Tafilaj: Mirë, mirë.

Kristi: Hajde vëlla, mos u mërzit ore.

Tafilaj: A ke mësu me i dhonë makinës?

Kristi: Makinës nuk kam mësu me i dhon fare, nuk më ka mësu Xhiku.

Tafilaj: Po motorrit?

Kristi: Po pra, motorrit di, Skuter se kështu me marsha nuk di.

Tafilaj: A e kanë marrë jashu ata?

Kristi: Po, ashu se i thash una, nuk bohet llaf.

Tafilaj: Edhe unë ashtu i pata çu fjalë.

Kristi: Në rregull janë të gjitha or vëlla, mos e vrit mendjen ti. Vetëm ato mungojnë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix17 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix17 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore18 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix19 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar20 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore20 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal21 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix21 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar22 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook