Aktualitet
Varri i Ibrahim Kodrës, debat në komisionin e jashtëm
Debati për rivarrimin e eshtrave të Ibrahim Kodrës është zhvendosur në komisionin e jashtëm parlamentar.
E pranishme në këtë komision ka qënë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Deputeti socialist Ben Blushi i ka kërkuar ‘llogari’ ministres se pse nuk është folur me banorët e Ishmit për heqjen e eshtrave të piktorit.
Ministrja Kumbaro është shprehur se me banorët është komunikuar prej tre javësh. Rivarrimi i eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra prej disa ditësh është bërë objekt debati mes banorëve të Ishmit dhe Ministrisë së Kulturës.
Banorët e Ishmit kanë kundërshtuar këtë vendim, ndërsa eshtrat e të ndjerit do të vendosen në një varr monumental në kodrat e liqenit artificial të Tiranës. Kërkesa është bërë nga fondacioni “Ibrahim Kodra”, i cili ka kërkuar të çojë deri në fund amanetin e piktorit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu