Aktualitet
I provoi prangat edhe biznesmeni i njohur në shkodër Sait Fishta.
Sipas lapsi.al Ish kryetari i Komunës së Velipojës, Sait Fishta njëkohësisht biznesmen i ndërtimit u arrestua nga policia të dielën në mbrëmje. Fishta hetohej në gjendje të lirë për 9 pallate, që po ndërtoheshin në mënyrë të paligjshme në Velipojë. Pavarësisht se u mor i pandehur për lejet e ndërtimit, Sait Fishta vazhdoi punimet në këto godina. Pak orë më parë, prokuroria vendosi sekuestron e ndërtesave, ndërsa në mbrëmje urdhëroi ndalimin e biznesmenit, që ishte edhe kandidat për deputet i PS në Shkodër, në zgjedhjet e fundit parlamentare. Arrestimi u krye me urdher te Prokurorise se Shkodres.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu