Lidhu me ne

Aktualitet

Të gjitha detajet për masakrën, viktimat, autorët dhe hetimet

4-9

Luftë e përgjakshme në mes të Elbasanit mes grupeve në larje hesapesh dhe hakmarrje të vjetra, të nisura që prej ekzekutimit të Sokol Çapjas në dhjetor 2005 dhe që për motiv kanë pasur trafikun e drogës.

Tre persona mbetën të vrarë në vend dhe 7 të tjerë u plagosën rëndë nga breshëria e një automatiku që u derdh prej një makine “Benz” me 3 atentatorë, që hyri befasisht në ambientet e kompleksit “Univers”, afër stadiumit “Elbasan Arena”.

Objektiv ka qenë fisi Çapja për shkak të serialit hakmarrës me fisin Mema në këtë qytet prej dhjetë vitesh.

Një prej viktimave është pronari i biznesit, Agron Çapja, shënjestra e autorëve e njëkohësisht vëllai i Sokolit, si dhe Ardit Sinakolli e Eno Bedalli. Mes viktimave mendohet se ka edhe punonjës të lokalit dhe detajet pritet të sqarohen në hetimet e mëtejshme.

Kurse të plagosur rëndë mbetën edhe miqtë dhe të afërmit e tjerë që ishin ulur në dy tavolina, Ardian Zharri, Fjzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar Reshka, Florenc Çapja dhe Arnold Çapja, këta të fundit nipi dhe djali i viktimës.

Kurse autorët e krimit janë identifikuar dhe shpallur në kërkim, pasi ishin të pamaskuar dhe dyshohet se mbanin rroba policie ose kamuflazh.

5

Atentati

Ka qenë ora 20:30 kur janë dëgjuar breshëri automatiku në lagjen “Krastë”, afër aksit rrugor Elbasan-Librazhd, nga pjesa e pasje e stadiumit të qytetit.

Në pak sekonda u mësua se bëhej fjalë për një atentat me shumë viktima, pas thirrjeve për ndihmë të të mbijetuarve dhe dëshmitarëve. Fillimisht u raportua për 7 të plagosur dhe më tej dolën shifrat për 3 të vrarë. Deri rreth orës 21:00 informacionet ishin konfuze, derisa policia sqaroi se bëhej fjalë për një sulm me motiv hakmarrjen për konfliktet e vjetra.

Rreth orës 22:00 u bë me dije se kishte 3 të vrarë dhe 5 të plagosur dhe një orë më pas u konfirmua se kishte edhe 2 të plagosur më tepër dhe u publikuan emrat e tyre. Policia tha se shënjestër e autorëve ka qenë kompleksi “Univers”, në pronësi të fisit Çapja.

Pikërisht dy tavolinat ku ishin ulur ata para lokalit. Të mbijetuarit i thanë policisë se autorët mbanin veshje policie, por kjo nuk u konfirmua. Kamerat e sigurisë së bizneseve dhe stadiumit kapën mjetin “Benz” me ngjyrë gri të autorëve dhe pamje të tyre. Policia tha se ka të paktën 3 emra autorësh, por nuk i identifikoi për arsye hetimore.

gon capja

Arnold dhe Agron Capja

Viktimat

Pati shumë konfuzione me viktimat dhe të plagosurit, për shkak të ngjarjes së rëndë dhe numrit të lartë të të dëmtuarve. Por për policinë, shënjestër ka qenë pikërisht fisi Çapja dhe kjo për shkak të hakmarrjes së nisur prej vitit 2005, kur tek lokal “Akuarium” u vra Sokol Çapja.

Si fajtor familja akuzoi ish-oficerin e Policisë Rrugore, Fadil Mema, i cili pas dy atentateve të dështuara në 2009 dhe 2012, u vra marsin e kaluar në Torino të Italisë.

Pikërisht hakmarrja për këtë ngjarje dyshohet se është motivi i masakrës së mbrëmshme.

Policia dha edhe emrat e viktimave, Agron Çapjes, vëllai i Sokolit, Ardit Sinakollit, që mendohet se është punonjës i kompleksit dhe Eno Bedalli. Kurse të plagosurit në spital janë Ardian Zharri, Fjzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar Reshka, Florenc Çapja dhe Arnold Çapja, ky i fundit djali i Agronit dhe nipi i Sokolit. Kurse Florenc Çapja ka qenë i hetuar më parë për plagosjen e Memës në Elbasan, por nuk u gjetën prova.

6

Kaosi

Ngjarja që cilësohet e përmasave më të rënda e ndodhur në Elbasan, shkaktoi edhe një lloj kaosi. Kjo pasi u raportuan shifra të ndryshme të vrarësh dhe të plagosurish. Derisa Ministria e Shëndetësisë dërgoi në disa rrugë për transport helikopterin e saj për të lëvizur të plagosurit.

Dhe Policia e Shtetit mbrëmë në mesnatë tha se 7 të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, pasi kanë shumë plumba.

Në vendngjarje u gjetën tavolina dhe karrige përmbys, pellgje gjaku gjithandej, xhama të thyer nga plumbat dhe mure të plasaritur.

Kaos ka pasur edhe në spitalin e Elbasanit për shkak të prezencës së familjarëve të shumtë. Ndërsa pritet të sqarohen lidhjet mes viktimave, nëse ka edhe të pafajshëm.

4

Terrori

I gjithë qyteti përjetoi një terror të vërtetë nga ngjarja e ndodhur, aq sa u boshatisën të gjithë lokalet dhe dyqanet në pak minuta.

Kjo edhe për shkak të prezencës së madhe të policisë që vuri në “shtetrrethim” qytetin dhe veçanërisht aksin Elbasan-Librazhd dhe lagjen “Krastë” ku ndodhi atentati. Autorët kanë lëvizur pikërisht drejt daljes së qytetit për t’u arratisur dhe dyshohet se janë fshehur në banesa të braktisura.

Rrugët e qytetit u zbrazën të gjitha dhe mbrëmë vonë shikoje vetëm makina dhe forca policie.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix14 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix14 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore15 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix15 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar17 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore17 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal17 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix18 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar19 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook