Lidhu me ne

Kryesore

Në mars, Shqipëria do të ndeshet me Austrinë për miqësoren

auto_Kombe1415715527

Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi miqësoren me Austrinë në muajin Mars. Ndeshja ndërmjet dy finalisteve të Euro 2016 do të luhet në stadiumin Ernst Happel të Vjenës, në datën 26. Federatat e dy vendeve i mbyllën me suskes negociatat ditë më parë, ndërsa bashkarisht vendosën që zyrtarizimi për ndeshjen të jepej në sinkron paraditen e së mërkurës.

Sfida përballë ekipit që në evenimentin në Francë ndodhet në Grupin F, me rivalë si Portugalia, Hungaria dhe Islanda, do të luhet në kryeqytetin austriak në orën 17:30. Testi cilësohet tejet i rëndësishëm për kuqezinjtë, për të përballuar me sukses sfidat në Grupin A të Kampionatit Europian. Austria është një skuadër me karakteristika të përafërta me Zvicrën, për nga stili i lojës por edhe për kualitetin e madh që zotëron.

Ylli i ekipit është David Alaba i Bayern Munchen, që me Kombëtaren luan si mesfushor, ndërsa sulmuesi më i rëndësishëm është veterani i Baselit, Marc Janko. Austria nuk është zgjedhur rastësisht. Si një kundërshtar që strategjinë e lojës e bazon te lëvizja e vazhdueshme në fushë dhe presingu shumë i lartë, ata janë kundërshtari ideal për të kuptuar se çfarë i nevojitet Shqipërisë përballë një favoriti si Zvicra.

Përfaqësuesja austriake i mbylli kualifikueset në vendin e parë të Grupit G, me 28 pikë, duke lënë pas Rusinë e Suedinë, ku koleksionoi një barazim dhe 9 fitore radhazi. Kjo do të jetë përballja e shtatë historike e Shqipërisë me Austrinë. Në gjashtë ndeshjet e mëparshme, të luajtura të gjitha në vitet ’80, kuqezinjtë kanë dalë gjithmonë të humbur nga fusha, ku kanë pësuar 13 gola në total, duke shënuar vetëm një herë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook