Lidhu me ne

Sport

Histori shqiptare/ 1997. Batistuta nga Fiorentina te Lushnja

batigol

“Kur themi Mario Kempes, kujtojmë sulmuesin e Argjentinës. Kampionin e Botës në vitin 1978. Kujtojmë gjithashtu edhe golat e shënuar me skuadrën e Valencias, së cilës i dhuroi një Kupë Europe.

Një sulmues me flokë të gjatë, i cili kishte aftësi të shënonte nga çdo pozicion, me të dyja këmbët dhe me çdo pjesë tjetër trupi. Kishte teknikë individuale të zakonshme. Në fushën e lojës ishte shumë brilant, por si trajner nuk u barazua kurrë me atë që bëri si lojtar”.

Kështu e përshkruan gazetari rumun Kristian Frisk futbollistin Mario Kempes. Në Shqipëri nuk e mbajnë mend vetëm ashtu siç thotë rumuni, por do ta kujtojnë edhe si trajneri i Lushnjës.

Nëse nuk ju kujtohet mirë, mediat rumune zbardhin të gjitha prapaskenat dhe peripecitë që ka kaluar 61-vjeçari kur mori drejtimin e skuadrës shqiptare.

Çantat me para

Mënyra sesi u bind për të pranuar ofertën e Lushnjës ishte “alla shqiptarçe”. Dy çanta të mbushura plot me para trokasin në shtëpinë e tij. Ai kurrsesi nuk mund t’i refuzonte ato. Pas një periudhe të shkurtër si trajner i një skuadre argjentinase që militonte në liga të ulëta në drejtim të tij, erdhi si surprizë një kërkesë interesante.

Në Shqipëri, klubi KF Lushnja i propozoi të merrte drejtimin e skuadrës, pasi arritën të siguronin pjesëmarrjen në Superligën shqiptare.

Në 20 dhjetor të vitit 1996, Kempes do të niste një aventurë shumë interesante në Europë. Surpriza e parë ishte nga ana financiare. Kontrata e tij ishte dyvjeçare dhe do të përfitonte 350 mijë dollarë për një vit.

Gjysma e kësaj shume ishte paketuar mirë në dy çanta dhe iu dërgua në shtëpinë e tij. Shqiptarët në atë kohë nuk dinin të përdorin bankat dhe lëviznin me shuma të mëdha parash nëpër duar.

Ëndërroi Batistutën

Nëse skuadrat e tjera të Superligës shqiptare do të krenoheshin me titujt e fituar, Lushnja do të krenohej me faktin që ndër radhët e tyre mund të kishte luajtur një sulmues i madh si Gabriel Omar Batistuta.

Nuk ishte fantazi e merkatos, por një e vërtetë. Mario Kempes tentoi të transferonte yllin ‘argjentinas të asaj kohe, që ishte duke shkëlqyer në kampionatin italian.

Entuziazmi i lushnjarëve arriti kulmin kur Batistutës iu bë ofertë, por ky i fundit në mënyrë shumë miqësore dhe të sjellshme i refuzoi. Ishte duke luajtur me Fiorentinën në atë kohë, kur po kalonte vitet më të arta të karrierës së tij.

Arrestohet pronari

Ditët e bukura të Mario Kempesit në Shqipëri nuk ishin të shumta. Entuziazmi nuk ishte konstant sepse pak muaj më vonë iu desh të rikthehej sërish në Argjentinë.

Pëllumb Xhaferri, ish-presidenti i skuadrës u arrestua. Skuadra u përfshi në një situatë kaotike dhe tifozët u rebeluan për atë që po ndodhte.

Suksesi më i madh i Kempesit në atë kohë ishte arritja në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, por edhe fitorja 5-0 ndaj Dinamos së asaj kohe. Megjithatë, kjo nuk shërbeu që skuadra të shkruhej në faqet e historisë.

Futbolli lushnjar u përfshi në një kaos të vërtetë, por Kempes duket se u dashurua me tifozët dhe qytetin, prandaj donte të gjente një zgjidhje.

I kërkoi ndihmë Maradonës

Mario Kempes u rikthye në Argjentinë për të menduar zgjidhjet për skuadrën e tij. Kontaktoi Diego Armando Maradonën, por nuk e donte si sulmues. Ai u kërkoi ndihmë dy ish-shokëve të tij të kombëtares argjentinase, Maradona dhe Pasarela, që ta ndihmonin për të investuar në këtë skuadër.

Të dy nuk pranuan të përfshiheshin në çështje të tilla financiare dhe aventura e Kempesit u ndërpre. Lushnja dhe tifozët e saj do të mbeteshin një kujtim i bukur për të. Ndoshta vetëm njerëzit për mbështetjen pa kushte, sepse të tjerat… Ishin të gjitha për t’u harruar./ Panoramasport.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore19 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar19 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix19 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar19 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar19 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook