Lidhu me ne

Aktualitet

A ju duhet ndonjë mig?

mig-shqiptar1

Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë në shitje 40 helikopterë dhe avionë jo luftarakë duke u bërë thirrje të gjithë personave të interesuar të dërgojnë ofertat e tyre.

Në total vlera e helikopterëve jo ushtarakë do të nisë në ankand me 61. 4 milionë lekë të rinj ose afro 600 mijë dollarë, një shifër thuajse modeste po të mbahet parasysh vlera reale e tyre.

Çmimi më i ulët i ankandit fillon me 1.1 milionë lekë të rinj për një helikopter, ndërsa më i shtrenjti me 1.9 milionë lekë.   Ankandi do të mbahet në datën 22 shkurt dhe deri atëherë të interesuarit mund të paraqesin ofertat e tyre.

Konkretisht në shitje janë nxjerrë disa lloje helikopterësh dhe avionësh si: Jak-18 (6 copë), Mig-15 (3 copë), Uti-Mig (3 copë), Mig 17 (4 copë), Uti-Mig 17 (4 copë), Mig 19 (10 copë), Mig-21 (6 copë) dhe helikopterë Mi-4 (4 copë).

Ajo që bie në sy është fakti që shuma totale me të cilën do të nisë shitja e helikopterëve dhe avionëve është shumë e vogël në krahasim me vlerën e tyre si dhe numrin e tyre të madh, pasi bëhet fjalë për 40 copë avionë dhe helikopterë.

Pjesa më e madhe e helikopterëve dhe avionëve ndodhen në Gjadër dhe Kuçovë. Të interesuarit për të marrë pjesë në ankand duhet të paraqesin disa dokumente standarde si, formulari i njoftimit, formulari i ofertës, ftesa për ofertë, formulari i njoftimit të fituesit dhe formulari i publikimit të njoftimit të fituesit. Dokumentet e ankandit mund të tërhiqen pranë autoritetit shitës.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

Pezullimi i hetimeve ndaj Olsi Ramës, kreu i SPAK: Nuk u gjet asnjë provë

Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një takim me gazetarët ku foli për disa nga çështjet me të nxehta të drejtësisë. Sa...

Mix14 orë më herët

Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku. Përdorimi...

Mix14 orë më herët

Ja çfarë thotë studimi për njerëzit që flenë shumë

Studimin e publikuar në “British Medical Journal” e udhëhoqi John Axelsson nga instituti “Karolinska” në Stokholm. Studiuesit kanë analizuar gjumin...

Mix14 orë më herët

A duhet të bëni seks gjatë shtatzënisë! Sqaron mjekja gjinekologe!

Gjinekologe Mimoza Keta e ftuar në emisionin Dritarja e Doktorit në Dritare TV foli për të gjitha mitet që ekzistojnë...

Mix14 orë më herët

3 seriale të Netflix që mund t’i shihni këtë fundjavë

Edhe pse ka shumë gjëra që i duam tek Netflix, një nga aspektet më të këqija të platformës është mënyra...

Letersi14 orë më herët

“Kur dikush të bën të vuash, kthehu te vetja dhe kujdesu për veten tënde”

Nga: Thich Nhat Hanh Kur acarohesh, kthehu tek vetja dhe kujdesu për inatin tënd. Dhe kur dikush të bën të vuash, kthehu...

Letersi15 orë më herët

Ndihem apo ndjehem? Ndiej apo ndjej? Si duhet të shkruhen…

Nga Mehmet Elezi Ndiej apo ndjej? Si ndihesh apo si ndjehesh?Të dyja janë fjalë shqipe. Bëhen joshqipe kur i hyjnë...

Gatime15 orë më herët

Sallatë me rukola, shegë dhe djathë dhie

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 15 minuta Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 250 kcal për porcion Rukola e freskët (150...

Gatime15 orë më herët

Receta e sallatës tradicionale ruse

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 45 minuta Sugjerohet për: 6-8 persona Kalori: 300 kcal për porcion Patate (4 të mesme,...

Gatime15 orë më herët

Supa më e mirë për bronkitin

Nëse keni bronkit ose një infeksion tjetër të rrugëve të frymëmarrjes, si ftohja ose gripi, ajo çfarë konsumoni mund t’ju...

Facebook