Lidhu me ne

Aktualitet

Ylli:Top modele. Shala: Jam burrneshë!

Drejtoresha e Agjencise se Sporteve Klodiana Shala, gjate turneut nderkombetar te boksit " Memoriali 2011", ne Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi" ne qytetin e Shkodres.

Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli është përfshirë në polemika këtë të mërkurë me atleten Klodiana Shala, ish­drejtuese e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve. Ai e akuzoi për përvetësim të një fondi 520 milionë lekësh të dhëna nga qeveria “Berisha”. Ylli i bëri akuzat nga studio e emisionit “Procesi Sportiv” në “Top Channel”, ku tha se ky fond u shpërdorua ndërsa dihej që stadiumi “Qemal Stafa” do të prishej.

“Në investimet në sport jemi 20% më pak se Maqedonia, 30% më pak se vendet ballkanike. E kuptoni që kemi ngelur me pallatin e sportit të Petrit Dumes, një hangar avionësh dhe nuk është bërë asnjë. Dhe po të them unë abuzimet që ka bërë qeveria ‘Berisha’ në këto vite, ju do të habiteni. I kam këtu me fakte dhe argumente. Si rasti kur i jepnin para’ kësaj topmodeles Klodiana Shalës, drejtoreshë e qendrës. 520 milionë lekë, ndërkohë që kishte dalë që stadiumi “Qemal Stafa” që do të prishej. Dhe hodhën 500 milionë lekë për të rregulluar poshtë stadiumit dy palestra. A e kuptoni se çfarë kanë bëra këta? Jua jap me fakte dhe me argumente”,- deklaroi deputeti Ylli.

Por në një reagim për gazetën “Panorama Sport”, Shala sfidon Yllin që të nxjerrë faktet në lidhje me akuzën.

“Le t’i nxjerrë faktet nëse i ka dhe le të më ndjekë penalisht. Nuk e di çfarë ka ngatërruar ai, pasi nuk e kam ndjekur emisionin. Ne si Agjenci e Sportit kemi qëndruar vetëm një muaj te stadiumi ‘Qemal Stafa’ dhe më pas kemi kaluar te kompleksi ‘Dinamo’ për tre vite. Nëse ka fakte, le t’i nxjerrë. Po t’i ketë firmosur Fideli, nuk e di unë përse e ka fjalën”.

Epitetin e deputetit të PS-së “topmodele” e merr si kompliment.

“Besoj se e ka pasur për kompliment atë. Nëse do ta kishte ndryshe, mund të ma thoshte ballë për ballë, pasi i kam qejf këto takimet. Unë jam femër me fustan, por jam burrneshë. Nuk e di se çfarë ka dashur të tregojë me këtë! Tani është deputet dhe i lejohet të thotë çdo gjë. Megjithatë, në fund të ditës, nuk më intereson shumë se çfarë thotë ai për mua” – ka thënë Shala për “Panorama Sport”.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Jay Z dhe Beyonce kërcënohen me jetë

Jay-Z dhe Beyoncé janë në gatishmëri të lartë pasi morën kërcënime me vdekje pas rrëzimit të padisë për përdhunim kundër...

Mix20 orë më herët

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina

Kafeina mund të jetë një dozë energjike magjike që ju ndihmon të zgjoheni në mëngjeset tuaja, por për disa njerëz,...

Mix20 orë më herët

Çiftet e martuara që qëndrojnë çmendurisht të dashuruar për dekada, shfaqin këto 6 tipare

Jo të gjitha marrëdhëniet janë të bukura dhe me shkëlqim përgjithmonë. Shumë njerëz heqin dorë nga marrëdhënia e tyre pasi...

Mix21 orë më herët

Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon DATËN e saktë të fundit të botës

Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikonte se kur do të përfundonte bota siç e njohim...

Radar21 orë më herët

Berisha: Vrasja e Mehmet Shehut e ka një ngjashmëri me rastin e Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ka një ngjashmëri mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të...

Radar21 orë më herët

Arresti për Veliajn, i jashtëzakonshëm?! SPAK: 236 arreste për 2024-n

Ku qëndron pra e jashtëzakonshmja në praktikën e SPAK pêr zyrtarët? Askund veç faktit që u dogj një karrierë politike...

Mix21 orë më herët

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar...

Radar21 orë më herët

Nisma “Sy m’Sy” në gjithë Shqipërinë; a po kopjon Rama sloganin “Cep më Cep” të Albin Kurtit?

Edi Rama dhe Albin Kurti Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se së shpejti do të nisë maratona...

Mix21 orë më herët

Rolls-Royce prezanton modelin më të fuqishëm të historisë së vet, për 370 mijë euro

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth...

Radar21 orë më herët

“Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët”

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e...

Facebook