Aktualitet
Shpëtim Idrizit, dy drejtori të rëndësishme.
TIRANE- Duket se partia çame po fiton terren në qeverisje. Shpëtim Idrizit i janë dhënë dy drejtori të rëndësishme.
Kështu, dje në mbledhjen e qeverisë është miratuar emërimi i Isuf Shehut, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili
zëvendësoi Afrim Bakajn.
Po ashtu mësohet se në krye të Inspektoriatit të Kontrollit të Cilësisë
së Karburanteve, IQTsë, është vendosur një tjetër përfaqësues i
PDIUsë, Gazmend Osmani.
Idrizi here pas here në takimet me Ramën dhe Metën ka kërkuar përfshirje në nivelet e larta të qeverisjes.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu