Gatime
Koran me arra.
Përbërësit:
1 racion peshku (200 – 250 gram)
2 lugë gjelle miell
2 – 3 lugë gjelle vaj
2 – 3 lugë gjelle arra të shtypura
Kripë
Përgatitja:
Në fillim pastroni koranin, priteni atë në racione, lyheni me miell dhe vendoseni në tavë. Spërkateni me lyrë dhe piqeni në furrë.
Pastaj hidhini pak ujë të nxehtë, lëreni të marrë pak valë, hidhni arrat e shtypura dhe lereni pak minuta në furrë. Mund t’i hidhni hudhra të shtypura, sipas dëshirës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu