Kioske
Nard Ndoka “Njerëzit shëtisin nëpër rrugë me leje pa armë, me leje me armë”
Deputeti Nard Ndoka teksa ka folur sot në Komisionin e Ligjeve, është “emocionuar” aq shumë saqë ka ngatërruar edhe termat e fjalëve që ka folur.
Duke u ndalur tek çështja e ligjit për sigurinë, konkretisht të armëmbajtjes pa leje, Ndoka që njihet si një personazh për mënyrën e tij të të folurit, ka ngatërruar fjalët duke thënë se “Njerëzit shëtisin nëpër rrugë me leje pa armë, me leje me armë”, në vend që të thoshte “Me armë pa leje”.
Teksa ai është korrigjuar nga kolegët e tij, Ndoka për të kaluar gafën që bëri iu tha atyre se ky ishte një lapsus “Epo mirë se ishte një lapsus, doja të thoja armë pa leje”.
I prekur nga reagimi i tyre, ai iu ka thënë deputetëve që ishin në Komisionin se Ligjeve se nuk duhej të qeshnin, shkruan Report Tv. “Mos i zbardhni dhëmbët se nuk ishte ndonjë gafë e madhe. Termin e di më mirë se ju, por bëra lapsus” ka deklaruar Nard Ndoka.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu