Sport
Tërmet në Seria A/ Nën hetim Galliani, Lotito, De Laurentis dhe Lavezzi
Futbolli italian dridhet sërish. Shkak është bërë një maksi-operacion i Guardia di Finanza që ka bërë edhe disa kontrolle. Operacioni është titulluar “Fuorigioco” (pozicion jashtë loje) dhe udhëhiqet nga prokuroria e Napolit. Të përfshirë janë 64 persona. Mes tyre edhe Adriano Galliani, Aurelio De Laurentiis, Claudio Lotito, Jean Claude Blanc, Ezequiel Lavezzi, Hernan Crespo dhe Alessandro Moggi. Flitet se ka pasur edhe sekuestrime ndërsa akuza është evazion fiskal dhe fatura të falsifikuara.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu