Lidhu me ne

Kioske

Miku amerikan, Nanos: Ministri yt i jashtëm është idiot. Nano: E di

tarifa-jackson-300x225

Në disa kujtime të botuara nga DITA në korrik 2013, diplomati i njohur Fatos Tarifa flet për Bruce Jackson.

Në tetor 2002, Tarifa dhe ambasadori amerikan i asaj kohe në Tiranë, James Jeffrey, i propozojnë kryeministrit Nano ta priste Bruce Jackson-in në Tiranë si një “njeri të rëndësishëm dhe me lidhje të forta në Uashington”.

Tregon Tarifa ndër të tjera:

“Të nesërmen paradite, në 10:00, Bruce Jackson u prit në takim nga kryeministri Nano. Unë isha i pranishëm në të dhe, qysh në fillim, kuptova se Jackson dhe Nano, shumë shpejt do të bëheshin miq, siç edhe ndodhi në të vërtetë. Fjalët e mia për z. Jackson, të përforcuara nga përshtypjet e ambasadorit Jeffrey në Tiranë, bënë që kryeministri Nano të krijonte besim tek ky “emisar” jozyrtar i Uashingtonit dhe ta konsideronte atë ndër miqtë e tij të afërt.

Pas atij takimi dhe, vazhdimisht më vonë, ata do t’i drejtoheshin njëri-tjetrit në emër: Bruce dhe Fatos. Kaq të afërt u bënë për njëri-tjetrin këta dy individë, saqë në takimin e tyre të fundit në Tiranë, në fillim të majit 2005, në praninë time, Bruce Jackson i është shprehur kryeministrit Nano se “your foreign minister, Islami, is an idiot” (ministri juaj i jashtëm, Islami, është idiot). Dhe Nano iu përgjigj: “I know” (“E di”).

Nëse z. Jackson shprehte hapur në atë kohë përshtypjen e tij për Kastriot Islamin, karakterin, cilësitë njerëzore dhe paaftësinë e të cilit si ministër i jashtëm i kishte njohur mirë për afro një vit e gjysëm, kryeministri Nano, duke pranuar “idiotësinë” e Islamit, nuk nxirrte ndonjë sekret shtetëror.

Besnikëria e Bruce Jackson-it ndaj kryeministrit Nano u manifestua edhe më qartë dy muaj më vonë, më 1 korrik 2005, vetëm dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të atij viti në Shqipëri, kur z. Jackson, bashkë me James O’Brien (i cili kishte qenë këshilltar i ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright dhe i dërguari i posaçëm i Administratës së Presidentit Clinton për Ballkanin) në një artikull që botuan në gazetën e famshme The Wall Street Journal, me titull “Albania’s Choice”, u shprehën hapur në favor të Partisë Socialiste në ato zgjedhje. Në artikull Jackson dhe O’Brien e mbështesnin hapur publikisht Partinë Socialiste dhe kryeministrin në detyrë në atë kohë, Fatos Nano, duke përfunduar me këto fjalë: “Për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të Shqipëria ka qenë e parëndësishme për ne, por ajo çfarë do vendosë populli shqiptar [në zgjedhjet e së] djelës do ketë shumë rëndësi për të gjithë ne”. / Dita /

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar4 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix4 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar4 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix4 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix4 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix4 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix4 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike4 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport4 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix4 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook