Lidhu me ne

Temporal

Fan Noli para Lidhjes së Kombeve.

Konferenca e Gjeneves
Kryetari M. Motta: Para se të kërkoj leje t’i flas Asamblesë, Folësi i fundit Imzot Fan Noli, i pari delegat i Shqipërisë, mar nderin ta përshëndosh si kryeministër dhe kryetar të qeverisë shqiptare. Shqipëria si dhe Svicra, është një shtet i vogël, dhe përfitoj nga khjo rasje të shtoj se tërë shtetet anëtarë të Lidhjes së Kombeve janë të njëshmë para ligjit. (Duartrokitje).
Imzot Fan S. Noli (Shqipëria). Duke rishikuar punën që ka mbaruar Lidhja e Kombeve në këto pesë vjetët e jetës së sajë, kam frikë se edhe unë i nxehti paqedashës do t’i ngrehë duart përpjetë në dëshpërim dhe do të thresë: “Më mirë të kemi luftë se sa fjalë të mërzitshme për paqe”. Ç’kemi bërë për paqe? Ç’po bëjmë tani në këtë Asamble? Ajo që është bërë në të pesë vjetët Çlodhet në paqe, në paqe të përjetshme e kyçur në dosjet e vjetra të sekretariatit dhe ruhet me kujdes prej atijë të mirit gentleman, Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve. Është e vërtetë se lidhja ka bërë disa shërbime të vogëla për paqën përgjithësisht, dhe veçanërisht e shpëtoi Shqipërinë prej copëtimit, duke shiguruar kështu paqe dhe urdhër në Ballkan.Si e dini Shqipëria ishte një kaçkë e fortë për të thyer dhe m’e rëndë për ta ndarë, kështu që Lidhja e Kombeve me mençuri vendosi të mbetet atje ku është të njomet lirisht në detin Adriatik. Po thuamëni zoti Sekretar i Përgjithshëm përse refuzoni t’i jepni Shqipërisë një hua me të cilën të mund të ngrihet në këmbë? Tuntni kokën? Shumë thoni?
Mirë do të zbres me elegancë në shumën e matur prej 200.000.000 frangash. Tundni kokën? Ahere jam gati të hyj në marëveshje për një shumë më të vogël, thuaj 100.000.000 franga. Kërkoj ndjesë. Doni të thuani që nuk më takuat kurrë në jetën tuaj dhe që nuk do të muntni të më huani një dhjetësh? Ahere merrni kërkesën t’ime për një hua dhe verreni në dosjet e vdekura të Sekretariatit dhe kyçeni mirë, po mbyteni sigurisht para se ta varosni në nekropolin t’uaj se munt të ngjallet prej të vdekunëve.
Nofta Sekretari i Përgjithshëm kish në mend të thotë që nuk kish dëshoron të hyjë në marveshje për hua me një guvernë kryengritëse, pa një parlament si atë që kryesohet prek të përunjurit prift. Po e dini se ç’është parlamenti? Pa fjalë e dini. Po do të kuptohet më mirë kur tju yjem, se çmendoj për të. Parlamenti është një sallë ku mblidhen politikanë pa shport që bënë prova operate në trupin e gjallë të racës së vetë. Një sallë plotë me gaz të helmuar. Gazi mbytës, gazi që sjell lot, qeshje tangoje dhe gjithë gazet e tjerë me të cilët u lëftua luft e fundit që t’u jepte fund tërë luftrave dhe të vendoste paqë, paqen për të cilën bëjmë fjalë.Po, e që shkelni këmbë, jemi gati të bëhmë zgjedhje të ra, dhe ta bthresim atë plagë, atë fatkeqësi të madhe, atë superticje të mallkuar parlamentin pas dy ose tre vjetësh qeverimi atëror.
Do të kini mirësinë atëherë zoti Sekretar i Përgjithshëm, pas tre vjetësh të më jepni huan prej 400 000 000 frangash të cilën m’u zotuat disa minuta më parë? Thuani “jo”? Përse? E dinja. Ahere, mirë, le të flasim për paqe. Më duket se nuk lemi asgjë më të keqe se sa të bëjmë këtë. Thom “Më duket” se dua që të gjithë juve të dini që kam qenë shumë vjet në Amerikë, në Boston, një qytet diku në Irrlandë plot me 0′ Connors dhe 0′ connelis dshe fitzgeralds. Të gjithë folës të mirë, folës fort të mirë, të cilët bashkë me Irrlandezë të tjerë prej qytetesh të tjerë të Irrlandës bëjnë të tërë të folurit në fushata elektorale t’Amerikës. Do të dëshironja që sivëllezërit e nderuar të Republikës Irrlandeze të kishin sjellë këtu ca nga këta folës trima të flisnin e të flisnin për vdekje për punën e paqes.Nuk është për të çuditur që Amerikanë, gjermanë dhe Rusë nuk janë të paduruar të hyjnë në Lidaje. Duket që nuk çmojnë fjalët tona. Donë më mirë për bemërin e Perëndisë zoti Kryetar. Pse nuk pushoni këtë të folur dhe të më jipni atë huan prej 500 000 000 frangash që mu zotuat para se të nis të flas.Tani që ju përgjigja në pyetjen e parë “Ç’ka bërë Lidhja e Kombeve në pesë vjetët e fundit?”.
Munt të vij në çështjen e dytë dhe të fundit: Ç’po bëjmë tani në këtë asamble? Përgjigja është fare e lehtë. Do ta gjeni te Shekspeare-i. “Fjalë, fjalë, fjalë” domethënë në inglishten popullore erë të nxehtë. Kjo është gjithë puna. O është një përrallë e thënë prej një idioti plot me bujë dhe tërbim pa kurrfarë kuptimi”.Ç’është përfundimi i gjithë këtyre bisedimeve të mençme e të thella mi çarmatimin dhe traktate arbitrazhi? Çështjet ju referian një komisioni, o co; o ju referoj një nënkomisionit i cili do ta raportojë në komisjon. Dhe ky përfundimet do tja paraqitë ndonjë konference që do të mbahet ndo një herë në të pritmen. Kjo konferencë do tja raportojë këtë çështje përsëri një komisioni . Ky do ta referojë në nënkomision. Ky përsëri në Komision Dhe ky me radhë e me radhë në Konferencën. Konferenca do ta pasojë me një votë të njëzëshme e cila do ti referohet Këshillës së Lidhjes së kombeve e cila do të shfaqë një lutje të përbashkët në i Madhi Perëndi në qiell. Pasi të shkojnë çështjet përmes këtij rrotullimi poetik të konferencave dhe kundër-konferencave, të raporteve dhe kundër raporteve dhe këshillave, më në fund do ti referohet Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes i cili do t’i kyçë me kujdes në dosjet e pashpirt të Sekretariatit dhe do t’i mbajë këto për brezat e arthmë.Kështu e tërë puna do të mbarojë si mbarojnë gjithë flluskat prej sapuni. Dhe of! Fjalët e bukura dhe fjalët e gjëmuara dhe stërgjëmuara, të cilat do ti shoqërojnë këto rezoluta dhe ato lutje! I dua, i dua, “Si erën e pellgut dhe si të kërmave të të vdekurve të pambuluar që molepsin erën”.
Për këtë arsye po jap këtë fjalë sot.Nër kohë që po mendojmë për fuska le të më jipet leje të bëj disa vërejtje për mi fuskën më kolosale që prodhoj historinë moderrne: Kuptoj pallatin e Dwes-it. Po është pikërisht një fuskë? Jo është një lidhje fuskash, e mërzitur, e koklavitur, diabolike, dhe infernale. Është më tepër se një fuskë, është një superfuskë. Po nuk duhet të trembeni nga kjo. Do të mbarojë si dhe fuskat e tjera që ngjallëm këtu. Është fort e koklavitur kjo punë. Mund ti shigurojë ndo një fron nënkryetari auktorit të shënuar po kam frikë se do të sjellë vetëm disa miliardë çpagime për Francën dhe për Belgjikën. Këta të dy shtete shpresojnë të nxierrin me anën e tij disa miliardë dhe miliardë. Unë uroj që të munden t’i marrin, po është një fatalitet. Ajo superfuska e gjeneralit Dawes s’ka veç të referohet Lidhja e Kombeve.
I dashuri im Sekretar i Përgjithshëm, Ju lutem gatuani një vënt të thatë, fort të thatë, në dosjet t’uaj të vdekura se si dini, mr Dawes është Amerikan dhe Amerika është një vend i thatë (pa të pira) qoftë se prej kohe në kohë, me mënyra të nëndheshme, njomet, njomet me të vërtet shumë, vetëm me shaka… . Me përpjekjet mirëdashëse të çizme sjellësve (kontrabandistëve).Duke folur për fuska përsëri më vjen në mend ajo huaja e bekuar 600 000 000 për të cilat kryetari i nderuar i kësaj Asambleje dhe Sekretari i Përgjithshëm i dashur m’u zotuan të më japin për Shqipërinë disa minuta më parë. Tani kjo hua është një fuskë paqeje, një fuskë paqeje fort e shëndoshë. Jo nuk është fuskë aspak. Atë që desha të thosha ish: Do të forcojë paqen në Ballkan. Mund të gatisë udhën për të realizuar Konfederatën Ballkanike, Po nuk ka një dobi të flasim për të.
Zoti Sekretar i Përgjithshëm, merre në dosjet e pashpirt të mekropolit t’uaj.Pasi u përgjigja të dy pyetjeve që më ishin bërë më mbetet tani të nxjerr përfundimin të cilin do ta bisedoj në formën e dy pyetjeve të reja. Pikësëpari, nga çkoqitjet që u dhanë më parë, a e vlen barra qeranë që të kemi një shoqëri të kombeve? E dyta, në rast që e vlen, cila do të jetë methoda për t’i arrirë qëllimit që është paq e përbotshme? Pyetjes së parë do ti përgjigjem: Po. Edhe Shoqëria e Kombeve të jetë një ëndër, një utopi që i bën skeptikët të buzëqeshin dhe të shtrembërojnë buzët, kjo (Shoqëria e Kombeve) duhet të qëndrojë atje si një sfidë kundër lavdisë groteske militariste. Kjo duhet të qëndrojë atje si një vërtetim solemn i dëshirës së përbotshme për paqe. Kjo duhet të qëndrojë atje gjer sa bukuria e sajë, fisnikëria e sajë, shpirita njerëzore e sajë, nevoja e domosdoshme e qënies së sajë të kuptohen nga gjithë bota. Pse fundi i fundit me gjithë mungesat që ka sot për sot, kjo meriton të pritet me këto fjalë.”Verreite Doch. Du bist so choen!” Oh! Qëndro, ti je kaq e bukur!Pse të jemi kaq pesimistë? Aspirata për paqe, janë kudo, kjo është e padyshimshme, ndryshe nuk do të kishim komedin e fuskave dhe superfuskave të paqes që na kanë mbuluar. Kjo vjen nga shkaku që popujt dëshirojnë paqen. Që burrat e shtetit, politikanët e servirin kohë pas kohe, fuska arbitrazhi, fuska çarmatimi, fuska sigurimi dhe superfuska shpërblimi.”Po paqia nuk do të vijë prej traktateve, këto janë të destinuara të hidhen shpejt a von në shportë. Paia do vijë nga shkollat. Duhet t’u mësojmë fëmijve që vrasja toptan është po ashtu një gjë kriminale sa edhe vrasja e veçantë.
Duhet t’u mësojmë se perënditë t’ona të bajrakeve janë burimi i gjithë të këqijave, të cilat shekuj me radhë po e mundojnë njerëzinë. Duhet tu mësojmë se ka veç një perëndi të vërtetë, që duhet ti shërbejmë. Perëndia e njerëzisë, Perëndia e të gjitha tribuve. Duhet tu mësojmë të bëhen anëtarë të nderçmë të super-shtetit që duhet të përmbledhë të gjitha tributë. Të bëhen qytetarë fisnikë të federatës së përbotshme e cila është në realizim e sipër, e cila do të realizohet me doemos. Kur djemtë tanë do të kenë mësuar këto të vërteta, atëhere do të kemi vetëm çarmatosjen morale e cila duhet të bëhet më parë nga çarmatosja matëriale, po do të kemi bashkëpunimin e vërtetë e të gjithë fiseve të botës për paqen, përparimin dhe mbarë vajtjen ndërkombëtare, të cilat s’janë tjetër veç sende që vijnë rrotull subjektit.”Po para se të vijnë atje, le ta njohim një herë se jemi që të gjithë bajrak të egër sa kohë që i bëjmë kurbane njerëzish Moloh-ut të tribusë. Oh! I vritni, i varni. Ndiqini në të katër anët e botës këto perëndira barbare dhe anthropofage që kanë mbushur historinë e njerëzisë me kaq vuaje, me kaq urrejtje, me kaq rrënime, me kaq tmerr, me kaq gjak me kaq frikë. Ah! Do ti kapim gjakatëratë e vjetër!
Vështroni sytë e njerëzisë që vuan pas rrënimeve të luftës së përbotshme. S’ka dhimbje mbi dhimbjen e sajë, asnjë theori nuk do të ishte tepër e madhe për të shpëtuar djemtë tanë nga luftra të reja dhe lot të reja.”Përpara o shokët e mij, bota është gati për ungjillin e ri. Flamuri i Shoqërisë së Kombeve është më fisniku që është ngritur gjer më sot! Ushtarët e sajë janë më trimat që ka nxjerrë bota gjer tani. Qëllimi i sajë është maja e përparimit të njerëzisë. Shpirti i Willsonit, ati dhe profeti i sajë na udhëhiq. Mundimet janë të mëdha, po shtrini kurajën t’uaj gjer në pikën e fundit dhe nuk do të venë mundimet kot”./Gjeneve 1924/
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix22 orë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix22 orë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook