Lidhu me ne

Kryesore

Europa qeveriset nga njerëz sipërfaqësorë

untitledPatrick J. Buchanan

Nëse qëllimi i terrorizmi është të frikësojë, IS pati një javë të jashtëzakonshme. Brukseli, kryeqyteti i BE dhe qendra e komandës së Natos së fuqishme, është ende në panik dhe i mbyllur. “Bruksel, frika vazhdon”, lexonte një titull në Washinton Post, e cila vazhdonte: “Që kur Bostoni ndaloi aktivitetin pas shpërthimit të bombave në maratonën e Bostonit më 2013, jeta s’është frenuar në asnjë qytet tjetër perëndimor në këtë mënyrë nga frika e terrorizmit”. Poshtë kësaj ishte ky titull: “Pas Parisit, një fushatë e ndryshuar nga frika”. Ky artikull fliste për atë që ndodhte në garën tonë [amerikane] presidenciale: “Në gjithë vendin… ka pasur deklarata zemërimi dhe frike të pa para që pas sulmeve terroriste në Londër dhe Paris – ose në një farë mënyre që nga 11 shtatori 2001”.

Votuesit thonë se “ndihen më të frikësuar nga Shteti Islamik, më të tmerruar nga pamjet e prerjes së kokave dhe tmerreve të tjera”. Roger Cohen përshkruante në New York Times Parisin që ai e pëlqen: “Ata janë tronditur. Në rrugët e boshatisura ka një boshllëk, një dyshim në vështrimet vlerësuese, një mpirje e kujdesshme. Parisi është prekur nga mungesa – të vdekurit, sigurisht; vizitorët të larguar; mendjet të ngrira nga frika; dhe qetësia e humbur. Qyteti ndihet delikat”. “Franca mendoj se mbi të gjitha është goditur për atë që është”, shkruan Kohen, “dhe kjo është tmerruese… mendoj se Parisi nuk më është dukur kurrë më i çmuar ose i pasigurt sa gjatë javës së fundit”.

Pavarësisht sa e tmerrshme ishte masakra, pak perspektivë është e nevojshme. Ajo që ndodhi më 13 nëntor në Paris është se nëntë fanatikë të Shtetit Islamik, duke përdorur armë AK-47, vranë njerëz në restorante, një stadium futbolli dhe në një koncert. Numri 130 i viktimave është quajtur “sulmi më i keq në tokën franceze që nga Lufta e Parë Botërore”.

Megjithatë, nga gushti 1914 deri më nëntor 1918, Lufta e Parë Botërore, për 51 muaj vdiqën 850 çdo ditë, 1.3 milionë në katër vjet në një vend jo aq i populluar sa Franca e sotme. Më 22 gusht 1914, rreth 27 mijë ushtarë francezë vdiqën duke luftuar kundër pushtimit gjerman. Megjithatë Franca mbijetoi dhe i vendosi kushte Gjermanisë. Por ajo Francë ishte një vend i ndryshëm nga ajo e sotmja. Në Luftën tonë Civile, me një të dhjetën e popullsisë së sotme, vdiqën çdo gjatë katër vjetëve 400 amerikanë, nga Veriu dhe Jugu.

Thelbi i këtyre shifrave nuk është të zvogëlojmë tmerrin e Parisit, por është për të treguar se kur Jeb Bushi e quan sulmin e Parisit “një përpjekje të organizuar të shkatërrojë qytetërimin perëndimor”, ai u vesh armiqve tanë të ISIS fuqi që ata nuk e kanë. Vërtetë, terrori, frika, paniku dhe paraliza e shfaqur sot është në një farë mënyre më alarmues se vetë masakra. Rusia humbi dyfishin e njerëzve në avionin e hedhur në erë mbi malin Sinai që vdiqën në Francë. Por Rusia dhe Vladimir Putini nuk duken të terrorizuar. Çdo javë në Irak, terroristët marrin të njëjtin numër jetësh që humbën në Francë. Në luftën civile siriane kanë vdekur 250 000 vetë. Kjo kthehet në më shumë vdekje çdo ditë se ato që u vranë në Paris më 13 nëntor.

Çfarë i ka ndodhur Perëndimit që dikur sundonte botën? Krahasuar me Perëndimin, nga çdo anë – ushtarakisht, ekonomikisht, shkencërisht – Shteti Islamik është një hiç. Megjithatë, ajo që kanë islamistët është kjo: Nëse ata mund të arrijnë në Perëndim dhe janë të gatshëm të japin jetën, të mësojnë të përdorin një AK-47 ose të ndërtojnë një jelek vetëvrasës, ata mund t’i tmerrojnë njerëzit në Perëndim duke vrarë dhjetëra ose qindra.

Për dhjetë ditë, vrasësit e ISIS kanë dominuar lajmet e botës, në televizion, shtyp dhe media sociale. Me këtë ata kanë futur realisht frikë në zemrën e njeriut perëndimor. Fuqia e ISIS, e militantëve islamistë, e atyre që janë të gatshëm të vdesin për të përzënë “kryqtarët” nga tokat e tyre, duke vrarë të pafetë, duke vendosur sheriatin, duke sulmuar Perëndimin, gjendet në një boshllëk në shpirtin e Njeriut Perëndimor.

Shumë evropianë janë “njeriu i sipërfaqshëm” i përshkruar nga T. S. Eliot. Ata kanë mohuar fenë e tyre të Krishterimit, kanë kërkuar falje për mëkatet e prindërve të tyre dhe janë përpjekur të ofrojnë kompensim, kanë përqafuar La Dolce Vita, materializimin dhe hedonizmin, kanë shfrytëzuar për 70 vjetë mbrojtjen amerikane falas, s’bëjnë më fëmijë, u kanë hapur dyert njerëzve nga kolonitë e tyre të vijnë e të ripopullojnë vendet e tyre, dhe i kthyen krahët patriotizmit dhe përqafuan diversitetin dhe globalizmin. Ata futën botën brenda. Dhe bota vjen të gëzojë frutat e shtetit social të tyre dhe, një ditë, dhe një ditë do të përdorë konceptin perëndimor një votë-një njeri, për të sunduar vendet që sunduan paraardhësit e tyre. Të kolonizuarit po bëhen ngadalë kolonizatorë.

Sfida e ISIS nuk është e shëndetshme. Ajo do të na tregojë nëse Europa ka dëshirë të mbijetojë. Ndërsa, sa për Parisin, është koha të ecim përpara. Sepse, duke parë çfarë fitoreje kjo ishte për ISIS, të tjera masakra të tilla janë të paevitueshme.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook